Flasin ekspertët, ja çfarë ndodh nëse nuk i lani sutjenat

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:32 05-09-2016 Flasin ekspertët, ja çfarë ndodh nëse nuk i lani sutjenat

Sa më afër trupit të jetë një veshje, aq më shpesh duhet të lahet.

Kjo këshillë vjen nga një eksperte, Mary Begovic Johnson, menaxhere e kompanisë “Procter & Gamble”, e cila thotë se nuk duhet të vishni të njëjtat sytjena më shumë se 5 herë radhazi.

Ajo rekomandon që sytjenat të lahen të paktën një herë në javë.

Kjo nuk është një këshillë si sugjerimet e nënës, e cila zakonisht kujdeset më shumë se ç’duhet dhe tregohet edhe paranojake, pastaj fundja asnjë nuk ka vdekur nga të ngrënit në këmbë. Kjo këshillë duhet të merret seriozisht, pasi mund të ketë pasoja të rënda për lëkurën dhe shëndetin në përgjithësi. Moslarja e sytjenave shkakton jo vetëm erë të keqe, por edhe infeksione apo akne në lëkurë. Më poshtë do të lexoni 6 gjërat që mund t’ju ndodhin nëse nuk i lani sytjenat sa duhet.

Në sytjenat tuaja do të zënë vend mikrobet

Baktere, yndyrë, papastërti, locion, mikroorganizma, aromë e keqe –  këto janë vetëm maja e ajsbergut, mes gjithë atyre që mund të grumbullohen në sytjenat tuaja. Sa më shumë t’i mbani ato pa i larë, aq më shumë do të shumohen këto mikroorganizma. Sipas dermatologut Joshua Zeichner, këto gjëra zakonisht nuk janë të rrezikshëm kur bien në kontakt me lëkurën, por po të bashkohen të gjitha në një vend, mund të shndërrohen në kërcënim.

Sytjenat do të nisin të mbajnë erë, e cila do të përhapet edhe tek rrobat

Me siguri e keni mësuar tashmë se gjërat marrin erë nëse nuk lahen aq shpesh sa duhet. Edhe sytjenat nuk bëjnë përjashtim. Nuk ka rëndësi se sa herë hidhni parfum, nëse nuk i lani sytjenat ato do të kenë erë të keqe. Kjo aromë mund të shpërndahet edhe tek veshjet e tjera të lara.

Sytjenat mund të bëhen me njolla

Deodoranti është i domosdoshëm për të mos mbajtur erë të keqe, por ai shkakton njolla të verdha tek sytjenat dhe bluzat. Kur deodoranti bashkohet me papastërtinë dhe djersën, rezultati është njolla të verdha në rroba të cilat nuk hiqen lehtësisht (Soda e  bukës është e mirë për heqjen e njollave tek rrobat.

Mund t’ju krijohen puçrra

Kjo ndodh sidomos kur stërviteni me sytjenat sportive. Djersitja është një nga shkaktarët kryesorë të akneve në lëkurë. Duke qenë se sytjenat janë të ngushta dhe afër lëkurës, të gjithë bakteret që formohen me kalimin e kohës, mund të shkaktojnë infeksione në lëkurë. Prandaj, nëse nuk i lani sytjenat sa duhet, pjesa rreth gjoksit mund të mbushet me puçrra.

Mund të merrni ndonjë infeksion

Rrobat janë një ndër shkaktarët kryesorë të infeksioneve dhe acarimeve në lëkurë. Kjo ndodh në rastet kur ato nuk lahen aq sa duhet, ose sepse nuk janë në masën e duhur. Sipas Dr. Zeichner, është fare e thjeshtë që bakteret apo myku të mblidhen rreth gjoksit, duke qenë një pjesë më e butë. Këto baktere mund të shkaktojnë skuqje, ashpërsim, njolla apo infeksion në lëkurë. Në këtë rast, duhet të vizitoheni patjetër tek një mjek për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Mund t’ju kruhen thithkat

Nuk ka gjë më të sikletshme se kruarja e thithkave. Dhe ndër shkaktarët kryesorë të këtij problemi janë pikërisht sytjenat që nuk lahen aq sa duhen. Që të mos keni probleme të tilla, mos harroni t’i lani sytjenat të paktën një herë në javë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068628787994385
array(1) { ["section"]=> string(62) "flasin-ekspertet-ja-cfare-ndodh-nese-nuk-i-lani-sutjenat-51982" }