Fleckenstein dhe Kukan letër Ramës dhe Bashës për dekriminalizimin: Kontribut me influencë historike

Publikuar tek: politike, më 21:59 17-12-2015 Fleckenstein dhe Kukan letër Ramës dhe Bashës për dekriminalizimin: Kontribut me influencë historike

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein dhe Eurokomisioneri Eduard Kukan, përshëndetën me anë të një letre drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, miratimin me konsensus të plotë të ligjit të dekriminalizimit, pasditen e sotme në Kuvend.

Në letrën e përbashkët të dy eurodeputetët shprehin besimin se “vetëm dialogu konstruktiv politik mes jush dhe partive tuaja do të mund të ndihmojnë Shqipërinë në fazat e ardhshme të procesit të integrimit në BE”. “Thuajse një vit më parë, ne vizituam Tiranën dhe morëm pjesë në bisedimet mes përfaqësuesve të PS-së dhe PD-së, të cilat përfunduan me marrëveshjen e 24 dhjetorit 2014 mes pozitës dhe opozitës, në Parlamentin e Shqipërisë”, shprehen ata.

“Sot duam t’ju përgëzojmë juve dhe partitë tuaja për miratimin e ligjit për përjashtimin e personave me rekorde kriminale nga postet publike (të ashtuquajtur dekriminalizim), i cili ishte edhe një pjesë kyçe e marrëveshjes politike të arritur një vit më parë. Ne besojmë se vullneti politik dhe kontributi i vendosur i partive më të mëdha në Shqipëri në këtë proces do të ketë gjithashtu një influencë historike në politikën shqiptare, si dhe do të ndihmojnë shtetasit shqiptarë të rifitojnë besimin tek udhëheqësit politik dhe politika në përgjithësi. Duam të theksojmë gjithashtu se mbështetja dhe kontributi juaj do të jenë gjithashtu kyçe në implementimin e shpejtë dhe me efiktivitet të këtij ligji”.

Në përfundim të letrës  përshëndetëse, dy raportuesit për Shqipërinë, shprehen se  “inkurajojmë vijimin e dialogut politik mes partive tuaja në të gjitha çështjet me rëndësi të veçantë të Shqipërisë, në lidhje me procesin e anëtarësimit, duke përmendur këtu reformën në drejtësi, e cila do të jetë jetike për Shqipërinë që të kalojë në fazën tjetër të këtij procesi. Ne do t’iu mbështesim gjithnjë juve dhe Shqipërinë, në përpjekjet e saj për t’u bërë anëtare e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në këtë letër, transmeton Ata.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori gjerman, Hoffman i përgjigjet deklaratës së Berishës
Dhurata e Taulant Ballës për Sali Berishën në Vitin e Ri »
Article Logic
Execution time: 0.020862102508545
array(1) { ["section"]=> string(105) "fleckenstein-dhe-kukan-leter-rames-dhe-bashes-per-dekriminalizimin-kontribut-me-influence-historike-28029" }