Fleckenstein: Gara Rama-Blushi, i takon Kongresit të vendosë

Publikuar tek: politike, më 20:57 08-02-2016 Fleckenstein: Gara Rama-Blushi, i takon Kongresit të vendosë

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka folur shkurtimisht për zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe mungesën e garës për zgjedhjen e kryetarit të saj.

I pyetur gjatë konferencës me kreun e Kuvendit Ilir Metën, se si e shihte debatin për çështjen e mandatit mes kryetarit Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi, Fleckenstein theksoi se ajo varet tërësisht nga Kongresi i PS-së dhe rregullat për zgjedhjen e kryetarit ndryshon në partitë e majta europiane.

“Që t’i përgjigjem kësaj pyetjeje është shumë e thjeshtë. Tashmë kjo çështje është në duart e Kongresit të PS-së se si do ta zgjidhin ata këtë çështje. Prandaj do të thosha në fakt që në familjen tonë të partive të majta, ka rregulla të ndryshme, rregulla që secila funksionojnë ndryshe në vende të ndryshme. Për shembull, në Gjermani ne kemi rregulla tërësisht ndryshe, ndërsa ajo që shoh në Shqipëri është më e ngjashme me modelin e Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe. Edhe një herë kjo varet tërësisht nga Kongresi i Partisë Socialiste”, u shpreh Fleckenstein.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush u godit nga denoncimet e Ndocajt, deputeti i kthyer në të “urryerin” e Lezhës
Haki Çako flet për masakrën e Elbasanit: Nuk ka një grup kriminal me “uniformë policie” »
Article Logic
Execution time: 0.019764184951782
array(1) { ["section"]=> string(64) "fleckenstein-gara-rama-blushi-i-takon-kongresit-te-vendose-32075" }