Fleckenstein i tregon afatin politikës shqiptare: Reforma elektorale të jetë gati para zgjedhjeve

Publikuar tek: aktualitet, më 08:57 11-02-2019 Fleckenstein i tregon afatin politikës shqiptare: Reforma elektorale të jetë gati para zgjedhjeve Knut Fleckenstein

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein kërkon që reforma elektorale të zbatohet përpara zgjedhjeve lokale.

Në një intervistë për "Shekulli" Fleckenstein është shprehur se ky hap është i rëndësishëm.

"Po sigurisht! Presim që shumica në Parlament dhe opozita të tregojnë vullnet të mirë dhe ne shpresojmë seriozisht se do të miratohet puna e mirë në dy grupime të komiteti ad-hoc, në mënyrë që tahsmë të hyjë në fuqi për zgjedhjet lokale", ka thënë ai.

I pyetur më tej për procesin IPA dhe se çfarë do të thotë për Shqipërinë, ai ka theksuar se fondet do të ndahen në mënyrë jo diskriminuese.

"Asistenca e Para-Anëtarësimir III (IPA) për periudhën 2020-2027 u miratua nga Komiteti i Punëv e të Jashtme i PE nga një shumicë domethënëse. Unë jam shumë i kënaqëur për pozitën e negociuar. Kama arritur të nxjerr disa pika kryesore, që përfshin sigurimin që fondet e IPA-s të arrijnë të të gjitha rajonet. Së duyti ne duam të forcojmë dimensionin social të fondeve të IPA", ka thënë ai ndër të tjera.

Fondet e IPA kanë si qëllim investimin në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trafiku i armëve, kufijtë nga hyjnë dhe dalin në Shqipëri dhe kush e zhvillon
Përfshihet nga flakët apartamenti në Durrës, zjarrfikësit shpëtojnë një grua »
Article Logic
Execution time: 0.020580053329468
array(1) { ["section"]=> string(103) "fleckenstein-i-tregon-afatin-politikes-shqiptare-reforma-elektorale-te-jete-gati-para-zgjedhjeve-152335" }