Fleckenstein thirrje për PS-PD: Duhet DIALOG, nuk mund të menaxhojmë gjithçka ne (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 14:40 08-08-2018 Fleckenstein thirrje për PS-PD: Duhet DIALOG, nuk mund të menaxhojmë gjithçka ne (VIDEO) Knut Fleckenstein

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein ditën e djeshme u ka bërë thirrje opozitës dhe mazhorancës të ulen dhe të dialogojnë.

Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare”, Fleckenstein u shpreh se dialogu është i rëndësishëm për përparimin në reforma dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së shqiptarëve të zakonshëm.

“Kjo është absolutisht e nevojshme për funksionimin e institucioneve. Shpresojmë se kjo do të bëhet së shpejti. Ne nuk duhet të menaxhojmë çdo çështje të mosmarrëveshjeve brenda Shqipërisë nga brenda Parlamentit Evropian”, shprehet Fleckenstein.

Zyrtari i lartë i BE, foli edhe për vettingun: “Vetingu është thelbësor për të krijuar besim në këto institucione dhe sundimin e ligjit. Në fund të fundit, prova përfundimtare e një reforme të suksesshme duhet të jetë në rezultatet e arritura në sistemin e drejtësisë, duke përfshirë edhe ndjekjen penale të efektshme dhe dënimet për krimin e organizuar. Fakti që tashmë ka pasur disa shkarkime dhe dorëheqje vullnetare tregon se vetingu po funksionon”, deklaroi Knut Fleckenstein.

Fleckenstein para-shikon të vijë në Tiranë para fundit të nëntorit, ndërkohë që shpreh keqardhje sa u përket mosdakordësisë së palëve në seancën e fundit të Parlamentit shqiptar për ndryshimet ligjore për rekrutimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj në Shkollën e Magjistraturës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0045311450958252
array(1) { ["section"]=> string(91) "fleckenstein-thirrje-per-ps-pd-duhet-dialog-nuk-mund-te-menaxhojme-gjithcka-ne-video-130517" }