Flet Agron Duka: Familjen Avdyli i kam komshinj, janë çamë. Dako përdor të gjitha metodat për...

Publikuar tek: barometri, më 07:54 27-10-2018 Flet Agron Duka: Familjen Avdyli i kam komshinj, janë çamë. Dako përdor të gjitha metodat për...

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, ish-deputet i Durrësit, ka folur për lidhjen e Vangjush Dakos me pjesëtarë të familjes Avdylaj, pas përgjimeve të bëra publike nga dosja e prokurorisë.

Duka tha se i njeh Avdylajt pasi janë fqinjët e tij në Shijak. Kreu i PAA-së u shpreh se ata janë një familje e nderuar me origjinë çame, dhe se bëhet gabim që i cilësojnë të gjithë si kriminelë.

Duka u shpreh se kryebashkiaku i Durrësit ka thelluar rezultatin në zgjedhje duke përdorur të gjitha metodat, edhe ata që quhen njerëz të fortë.

Deklarata e Dukës në emisionin “Repolitix” në Report Tv:

Unë do them mendimin tim të pa ndikuar nga SHQUP-i. E kam thënë që nuk kam ndërmend të kandidojë për Bashkinë e Durrësit, por jam i shqetësuar për atë sesi po shkojnë keq e më keq zgjedhjet lokale dhe

Familja Avdyli janë komshinj të mi, unë jam nga Shijaku. Janë çam, janë familje e nderuar. Prindërit janë shumë punëtorë, nuk janë dëgjuar njëherë për keq. Në atë familje janë Flamur Avdyli, që ia implikojnë ndonjëherë atë hotelin që ka, “Germany” është edhe një Izet Avdyli. Pra nuk janë të gjithë se këtu thonë familja Avdyli. Ajo që më shqetëson mua është që politika të mos i përdorë.

Ajo që them unë është se Dako, nga zgjedhje në zgjedhje ka thelluar rezultatin e tij, duke përdorur njerëz që kanë posesivitet në popull, qofshin këta sipërmarrës apo njerëz të fortë.

Nëse vazhdojmë me këtë lloj riciklimi, që duhet të shlyejmë borxhin për tjetrin pasi kemi marrë pushtetin, kjo duhet të marrë fund.

Koncepti i atij i tillë është, që me fitu zgjedhjet duhet t’i përdorësh të gjitha. Unë s’e shoh kështu.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024332046508789
array(1) { ["section"]=> string(97) "flet-agron-duka-familjen-avdyli-i-kam-komshinj-jane-came-dako-perdor-te-gjitha-metodat-per-139264" }