Flet ‘aktori’ i Babales: Ardi Veliu më telefonoi, erdhi më mori një makinë e zezë e ministrisë

Publikuar tek: barometri, më 08:18 10-10-2018 Flet ‘aktori’ i Babales: Ardi Veliu më telefonoi, erdhi më mori një makinë e zezë e ministrisë

Deputeti i PD Ervin Salianji ka publikuar live një video ku aktori i babales pretendon se i është bërë presion nga Drejtori i Policisë për të pranuar se zëri në audiopërgjim është i tiji.

 

Vetë Fredi Alizoti në një filmim të përgjuar, të bërë publik në emisionin Opinion, pohon se nuk është vetëofruar, por blerë.

Alizoti deklaron e mori Ardi Veliu natën me makinë MB të zezë dhe e ka dërguar tek prokurori natën, ndërsa pohon se është takuar dhe me Taulant Ballën që i ka ofruar 200 mijë euro.

Sipas tij me Taulant Ballen u takuan në një kafe pranë Prokurorisë.

“Taulant Balla dhe Ardi Veliu me thanë hidhu nga ne” thotë në video Alizoti.

DEBATI I PLOTË:

Fredi - Tani do më dëgjosh ti mua?

Tjetri - Po?

Fredi - Nga 200 ulu 100

Tjetri - Pse do të takonte Taulanti ty te prokuroria psh?

Fredi - Ti e  di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë, ça e ka ai, nga Delvina, nga është ai.

 Tjetri - Si të ka marrë?

Fredi - Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je m’tha se e kishin numrin e telefonit në prokurori. I thashë unë jam te lagjja. Ka ardh MB, makinë e zezë, m’ka marrë, m’ka çuar n’prokurori. …

Fredi - Ky ropqiri tani ishte me dy veta, Taulanti, ishte ballë përballë  me prokurorinë, ç’është një lokal aty.

Tjetri - Po, ka shpinë aty

Fredi - Po, biles kam pirë dhe një kafe aty dhe filloi të më blinte mendjen, kupton.

Fredi - E kupton ti, muhabete, s’kam gisht fare unë me këtë muhabet, di që e kam shok

Tjetri - Dhe nje herë, Drejtori i Përgjithshëm nuk ka pse vjen me të marrë ty me makinë.

Fredi - Ky është muhabeti, në daç besoje, në daç mos e beso. Këto qe të thashë tani janë të vërteta.

Tjetri - Të vërteta që ka ardh Taulanti, ka bë muhabet me ty e t’ka thënë e...

Fredi - Po, po, të gjitha të gjitha, biles më ka dhënë dhe kafe.

Tjetri - Ky drejtori i ri që është vënë?

Fredi - po, ore më vdekshin dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë

Tjetri - Kush drejtor, drejtori i Tiranës?

Fredi - Ky Ard Veliu o vlla.

Tjetri- Si, të erdhi të mori ty nga atje?

Fredi - Po ore, po vlla. Ore unë po të them kshu tani. Po ju betohem dhe njëherë më vdekshin ça kam në shpi, në ju gënjej.

Tjetri - S’ke faj që je i lodhur  e je friksum o burrë, s’ke faj o burrë. Me gjithë mend të ka marrë ty Ard Veliu me të bë presion, se formë presioni është me të marrë me makinë

Fredi - Po kot e ka me mua, se unë kam bërë 14 vjet burg o vëlla.

Tjetri - Po mirë pra mirë, presion është

Fredi - Unë kam berë ç’nuk ka bërë njeri, do më bëjnë mua këta ropqira. Unë qetë, me qetësi, kupton ti.

Tjetri - E ça thotë rrugës

Fredi - Po kot ore, provokime, gjëra, kupton ti. Me kë je, me ne apo me këta. S’kam votu ndonjëhere në jetën time i thashë, kam ndenjt tërë jetën në Spanjë i thashë. Thashë me vete, kur kam bërë unë biruca, ti ke qenë...

Tjetri - Po Taulanti me kë ishte, njifshe ndonjë nga ata që ishte Taulanti?

Fredi - Ishin dy çuna, një ezmer me flokë gështenjë

Tjetri - Taulanti si ishte vesh? Me kostum ishte?

Fredi - Me kostum

Tjetri - Te ça lokali ishit?

Fredi - Te një lokal aty mbrapa.

Tjetri - Te pallatet e Sadriut?

Fredi - Unë s’të gënjej o vlla

Tjetri - Ore a e sheh që i hoqa gjithë telefonat, me çantë me të gjitha

Fredi- se ti kur te them një llaf unë, te dridhet trupi. Të duket sikur unë po të ashu..

Tjetri - O Fredi, unë të pashë qëparë, e di sa i tensiunum që ishe. Po ta regjistroje veten qëparë e ta shifshe veten tate, do thojshe paskam qenë me gjithë mend n’siklet. Ishe shumë i skletum. Thashë unë këtij i kanë bo presion këtij, i kanë ofru noj gjo, ky s’do me dalë jashtë vetes së vet me shtrembëru gjinat, se nesër i bie përgjegjësia, atij i prish punë, vetes tate i prish punë, kur

Fredi - Po jo se nuk bëj unë nga ato gjëra

Tjetri - Prandaj thashë, i kanë ofru lekë, i kanë bë presion, se normalisht këta shtetin në dorë mor burrë, të bëjnë çdo gjë mor burrë, kanë gjithë instrumentat. Tashi, vjen Drejtori i Përgjithshëm, që për mu është procedurë jo normale..

Fredi - Po ka ardhë orë, se më vjen shumë keq, po betohem për pleqtë

Tjetri - Ore nuk e vë në dyshim që ka ardhur e të ka marrë vetë ai, po ç’punë ka ai me të marrë me të çu te Krimet e Rënda?

Fredi - Ça të them unë tani?

Tjetri - Po pati kohë çdo Drejtori Përgjithshëm me marrë çdo njeri e me e çu te Krimet e Rënda, i bie që është korrier, s’është drejtor.

Fredi - Ai, bashkë me shoferin. Unë s’ju gënjëj ore.

Tjetri - Ça date ka qenë?

Fredi - Ka qenë 1 ose 2, 1 ka qenë 1.

Tjetri - Në ç’orë, natën apo ditën?

Fredi - Nga ora 8 e një çerek, 8.10 pasdite

Tjetri - E të kanë çu te Krimet e Rënda në darkë ty?

Fredi - Po, në darkë më kanë çuar.

Tjetri - Dhe ty të priste Taualanti aty jashtë?

Fredi - Aty jashtë.

Tjetri - E kanë bo kastile atë punë. E ça po thoshte pastaj?

Fredi - Kot o provokonte, mos ke dorë ti, mos di gjë. Po s’di gjë nga këto muhabete i thashë. Unë di i thashë edhe për ty. Edhe qeshi ropqiri. A e njeh filanin? Filanin e njoh nga Berti i thashë unë. Po cne i rrije nga mbrapa? I rrija nga mbrapa se e kam 20 vjet shok i thashë unë, kisha hall se ma vrisnin.

Tjetri - Të bëri noj çik presion Taulanti?

Fredi - Po kush i ha ato! Unë kam bëre biruca në kohën e Enver Hoxhës.

Tjetri - Tashi do ma thush burrash ça te ka thënë fjalë për fjalë.

Fredi - Hidhu nga ne tha, troç, hidhu nga ne tha.

Tjetri - Po si do hidheshe ti, në ça forme, do hidheshe pupthi ti?

Fredi - Po ku i haja unë ato re. Ai kujtoi se…

Tjetri - e ça të tha, do të bëjë ndonjë gjë tha?

Fredi - Çke ore, do të çojmë andej, ça ke, do të jap lekë e, muhabete siç i kanë këta.

Tjetri - Po të bëj një pyetje unë ty, po të jeote lekët, po ça do bënte të të jepte lekët? Të t’i jepte lekët, pse s’t’i dha?

Fredi - Po ku janë e (qesh)

Tjetri - Po pra, po për ça do t’i jepte lekët ai, për kot?

Fredi - Siç i kanë këta, aman ore

Tjetri - E ça donte ai të me thënë ti ?

Fredi - Epo ai donte të dinte mos kisha gjë unë me të, kupton ti?! Unë s’di gjë fare nga keto muhabete i thashë unë. Troç ore me pastelërti siç ka qenë, i rrija nga mbrapa une ngaqë ka vjehrrën aty, kisha hall mos e vrisnin. Kaq i kam thenë.

Tjetri - Të të marri Drejtori Pergjithshëm ty në makinë është skandaloze njëjherë.

Fredi - Ore mos të gjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla.

Tjetri - Edhe? Numër policie është ai?

Fredi - Numri i këtij o vlla, privat.

Fredi - Prokurori ishte nga Kruja, nje çun i ri ai, te 40, 40 e ca vjeç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0333571434021
array(1) { ["section"]=> string(97) "flet-aktori-i-babales-ardi-veliu-me-telefonoi-erdhi-me-mori-nje-makine-e-zeze-e-ministrise-137255" }