Flet Basha: Ja ku isha kur Rama kaloi në bulevard. Vangjeli: Kjo meriton respekt!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:08 07-03-2017 Flet Basha: Ja ku isha kur Rama kaloi në bulevard. Vangjeli: Kjo meriton respekt!

Kryetari i opozitës në një lidhje “live” me Opinion i pyetur nga Blendi Fevziu se ku ishte gjatë dy orëve kur Rama kaloi në Bulevard pranë Çadrës, Lulzim Basha dha një përgjigje e cila u duartrokit nga të pranishmit në studion e "Opinion" por edhe nga protestuesit në “Çadrën e Lirisë”.

“Isha për herë të parë në tre javë e gjysmë me dy vajzat e mia”,-u shpreh Basha, duke ngjallur dhe reagime pozitive.  

“Kjo meriton respekt, absolutisht!”, u shpreh Lorenc Vangjeli i cili duartrokiti në studion e “Opinion”.

"Menduam mos ishit në një takim të fshehtë, se zakonisht ne mendojmë se kur fiket celulari realizoni takime të fshehta. Faleminderit z. Basha",- tha Fevziu. 

E në fakt, protesta në “Çadrën e Lirisë” ka marrë shumë nga koha e Bashës, i cili ka shfrytëzuar disa minuta për të ndenjur me dy vajzat e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024265050888062
array(1) { ["section"]=> string(83) "flet-basha-ja-ku-isha-kur-rama-kaloi-ne-bulevard-vangjeli-kjo-meriton-respekt-70998" }