Flet Blero pas lajmit për ndarjen me Afronën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:31 01-08-2016 Flet Blero pas lajmit për ndarjen me Afronën

Prej ditësh përflitet se lidhja mes Bleros dhe Afrona Dikës ka përfunduar.

Dyshime të reja kanë  lindur të shtunën kur Afrona zbarkoi në Prishtinë nga Zvicra dhe nuk u pa për asnjë çast me këngëtarin dhe nga profili i saj janë fshirë të gjitha fotot. Po ashtu vihet re se Afrona nuk e ndjek më Bleron në Instagram.

Ndërkohë që pas kthimit në Shqipëri Afrona ka bërë një postim në ‘facebook’ i cili i ka shtuar edhe më shumë dyshimet.

‘Një ditë do zgjohedh në mëngjes dhe do mendosh çka ndodhi me vajzën që dikur ishte aty për ty pa marrë parasysh sa e largoje. Do të kujtosh gjitha gjërat që ajo ka bërë për ty, gjithë dhimbjen në të cilën e bëre të kaloje. Do ta kuptosh sa e rëndësishme ishte ajo në jetën tënde dhe sa e mrekullueshme ishte, por kur ajo ditë të vijë, ajo do zgjohet me mashkullin të cilin tashmë e kishte njohur’  shkruan Afrona.

Pas lajmeve për ndarjen e tyre Blero i kontaktuar nga “Summer Pages”, nuk ka pranuar të jepte një përgjigje për arsyen e ndarjes nga Afrona. “Për momentin nuk kam asnjë koment për të bërë. Gjithçka do të shihet dhe qartësohet me kalimin e kohës”, mësohet të ketë thënë Blero.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025971174240112
array(1) { ["section"]=> string(50) "flet-blero-pas-lajmit-per-ndarjen-me-afronen-48335" }