Flet Çiljeta: Ja pse i dhashë fund lidhjes me ish-bashkëshortin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:48 22-04-2016 Flet Çiljeta: Ja pse i dhashë fund lidhjes me ish-bashkëshortin

Po bën gati projektin e saj të ri, që është duet me një këngëtar të ri nga Kosova, e që sipas këngëtares është një talent i rrallë dhe kënga i ka pëlqyer prej fillimit.

”Ka qenë një njohje e rastësishme përmes një miku tonë me Armendin dhe vendosëm të bënim një këngë, dua të mbështes talentët e rinj dhe e përkrah me shumë zemër në këtë projekt, sepse është një këngë e bukur edhe për mua”, thekson kështu këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila përveç kësaj kënge, është në punim e sipër edhe të një projekti të ri muzikor që do të publikohet shumë shpejt dhe është një këngë verore.

”Është një këngë që ka disa muaj që është realizuar, e kam lënë ta nxjer në prill, se është këngë verore. Mendoj se është një këngë që do mbetet gjatë në kujtimin e njerëzve”, shton më tej këngëtarja për “Prive” gjatë realizimit të klipit në Prishtinë. Për sekssimbolin e njohur të skenës shqiptare, flitej prej kohësh se ishte ndarë nga partneri dhe babai i fëmijës së saj, lajm të cilin e ka bërë publik edhe vetë Çiljeta, duke thënë se ka qenë largësia ajo që ka detyruar çiftin t’i japë fund lidhjes në distancë.

”Kishim prej kohësh një mosmarrveshje për shkak të largësisë dhe për këtë vendosëm që mos ta vazhdojmë më tej martesën. Kontakte do të mbajmë për shkak të djalit, pasi Fernando nuk është vetëm i imi, por edhe i Chris”, kështu e ka arsyetuar vendimin për ndarje këngëtarja e njohur. Sipas informacioneve tona, bashkëshorti i Çiljetës i ka kërkuar asaj që të largohet nga Tirana dhe të vendosen bashkë për një jetë tjetër në Brazil, vend ku jeton dhe punon Chris, por që Çiljeta nuk ka qenë e gatshme t’i japë fund karrierës muzikore, ndërsa për momentin është në kulmin e saj duke vendosur që të heqë dorë nga martesa dhe të vazhdojë muzikën në Shqipëri.

Çiljeta nuk ka pranuar asnjëherë ta bëjë publike identitetin dhe pamjen e partnerit të saj, duke u shprehur se kështu respekton dëshirën e tij. Chris, sipas këngëtares, nuk ka dashur asnjëherë të bëhet personazh publik si partnerja e tij.

E tani si një beqare dhe femër e lirë, nëse do kishte dashur të ketë partner ndonjë koleg të saj, Çiljeta përgjigjet: “Çiljeta gjuan vetëm atë që ia do zemra e vet, e se kush gjuan Çiljetën nuk më intereson pastaj, nuk preferoj të kem të dashur kolegët”. 

(Telegrafi)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Anijet gjigande aliene rikthehen me “Independence Day 2: Resurgence” (Foto-Video)
Sofia largohet nga emisioni “Zonë e Lirë” »
Article Logic
Execution time: 0.022397041320801
array(1) { ["section"]=> string(68) "flet-ciljeta-ja-pse-i-dhashe-fund-lidhjes-me-ish-bashkeshortin-38404" }