Flet D’Alema, ish-kryeministri italian: S’është më Shqipëria e njerëzve të dëshpëruar, po ecën përpara me reformat të guximshme

Publikuar tek: politike, më 11:50 19-03-2016 Flet D’Alema, ish-kryeministri italian: S’është më Shqipëria e njerëzve të dëshpëruar, po ecën përpara me reformat të guximshme

“Nëse miku ynë e pati të pamundur të ishte këtu me ne, një tjetër ish-kryeministër që e transformoi të majtën, mik i SHqipërisë dhe i socialistëve shqiptarë, është sot këtu me ne. Le të mirëpresim në foltore, me një falenderim shumë të madh për gjithçka bëri si kryeministër i Italisë për të çliruar Kosovën, mikun tonë Massimo D’Alema’’, kështu e ka prezantuar ish-kryeministrin italian, deputeti Taulant Balla.

FJALA E MASSIMO D’ALEMA

“Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një vend modern dhe po ecën përpara me reformat ë guximshme drejt integrimit të saj të plotë drejt BE-së. Nuk është më Shqipëria e njerëzve të dëshpëruar, e skafeve, por një vend që ecën, një ekonomi që integrohet.

Vlerësoj punën e jashtëzakonshme të Ramës.Më lejoni të përmend gjithë atë punë që po bën Edi Ramë në rajon. Unë bëra tifozllëk që Shqipëria të futej në Kampionatin Europian dhe kjo u arrit…

Shihni pak, Europa po përjeton tani një krizë, edhe një krizë vlerash. S’janë kohë të lehta, për t’u futur në BE, por ne socialistët nuk mund të heqim dorë.

Do doja të shtoja se kjo Europë e lodhur, ka nevojë për energjinë, për freskinë, për vrullin që mund t’I vijnë nga vende që e shohin me perspektivë të ardhmen europiane. Ka diçka që ju mund t’I jepni Europës, dhe Europa t’u japë juve.,

Së fundi do doja t’u thoja disa fjalë si italian, ajo që na bashkon është një histori e gjatë por këto 20 vjet e jona ka qenë histori e një miqësie të thellë dhe e majta italiane e ka përjetuar marrëdhënien e saj me Shqipërinë në frymën e një miqësie. Kemi shkëmbyer shpresat dhe angazhimi I Italisë nuk ka munguar kurrë, nga misioni ‘’Alba’’ I Romano Prodit, deri të çastet që vinë më pas. Fituam shumë beteja: po u përmend atë kundër trafikantëve të qënieve njerëzore. Dhe nëse në detin Adriatik nuk ndodh prej shumë vitesh ajo që në mënyrë tragjike ndodh në vende të tjera të Mesdheut është sepse Shqipëria dhe Italia duke bashkëpunuar së bashku ndërprenë trafikun e qënieve njerëzore.

Kemi qenë bashkë në çastet më dramatike. Më kujtohen Pashkët shumë vite më parë, që e kalova në pikën kufitare të Kukësit, mes malesh dhe dukej që vinte një lumë i vërtetë njerëzisht të dëshpëruar që largoheshin nga Kosova.

Pashë në kufirin me Greqinë, fëmijë lënë mes baltës, përballë një muri, më erdhën ato imazhet e viteve më parë. Më lejoni të bëjë një thirrje, nuk mund t’I dëbojmë ata njerëz të dëshpëruar dhe t’I shpiem drejt luftrave. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje, dhe duhet ta bëjmë së bashku. Jo me egoizimin e vendeve që i mbyllën kufijtë e tyre. Kjo tragjedi tregon se sa Europa ka nevojë për vendet e Ballkanit.Le t’I bëjmë gjërat që të fitojë solidariteti dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme të përbashkët.’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tony Blair mungon në kongresin e socialistëve, u dërgon një mesazh. Në brendësi çfarë u thotë
Batuta Balla-Pitella në skenën e Pallatit të Kongreseve. Politikani italian shpërthyes: Shqipëria, kombi lider në rajon! »
Article Logic
Execution time: 0.30440497398376
array(1) { ["section"]=> string(130) "flet-d-alema-ish-kryeministri-italian-s-eshte-me-shqiperia-e-njerezve-te-deshperuar-po-ecen-perpara-me-reformat-te-guximshme-35498" }