Flet deputeti Kokëdhima në Kushtetuese: Lash çdo funksion kur u bëra deputet

Publikuar tek: politike, më 09:26 20-04-2016 Flet deputeti Kokëdhima në Kushtetuese: Lash çdo funksion kur u bëra deputet

Deputeti Kokëdhima ka folur në kushtetuese dhe është shprehur se ka lënë çdo funksion pasi u bë deputet.

“Jam në dispozicion të jap çdo shpjegim, pasi para se të bëhesha deputet lashë çdo funkison. Kam besim dhe vlerësim në gjykimin tuaj pasi nuk kam patur asnjë përfitim nga shteti dhe kam ardhur me besim të plotë. Kompanitë nuk marrin pjesë në prokurime, unë dhashë dorëheqen më 31 korrik .” 

Gjykata kushtetuese pranoi kërkesën e Partisë Demokratike për të qenë palë e interesuar dhe për të shqyrtuar vlefshmërinë e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, i cili ishte i pranishëm në parlament dhe në seancë janë edhe disa deputetë të tjerë të Partisë Socialiste. Në gjykatën kushtetuese pas votimit në parlament 1/10 e deputetëve duhet të jetë palë e interesuar.

Avokati i Kokëdhimës u shpreh se kërkesa nuk duhej pranuar. Deputeti akuzohet për ’përfitim fondesh publike.’ 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022564888000488
array(1) { ["section"]=> string(81) "flet-deputeti-kokedhima-ne-kushtetuese-lash-cdo-funksion-kur-u-bera-deputet-38146" }