Flet DËSHMITARI X: Puna që kam bërë me Agron Xhafajn, shpëtova 2 herë nga vdekja, kam frikë djalin (RRËFIMI)

Publikuar tek: politike, më 14:43 17-05-2018 Flet DËSHMITARI X: Puna që kam bërë me Agron Xhafajn, shpëtova 2 herë nga vdekja, kam frikë djalin (RRËFIMI) Deshmitari X

Albert Veliu është dëshmitari X i cili shfaqet në audiopërgjimin e Partisë Demokratike.

Rrëfimi i Veliut po shfaqet në një konferencë të jashtëzakonshme të PD-së, sakaq ka si qëllim të faktojë përfshirjen e vëllait të ministrit të Brendshëm në trafik droge.

Ja një pjesë e rrëfimit të Albert Veliut:

"Jam Albert Veliu, 51 vjeç. Jam i papunë, jetoj me rrogën e djalit. Kam qenë në Itali, kam punuar atje. Në 2001 u shkëputa nga Italia, u bashkova me grupin e Agron Xhafajt. Shisja kokainë në Itali. Hoqa dorë pasi shpëtova 2 herë nga vdekja. Me anë të lidhjes së punës kam njohur Agron Xhafajn. Në 2005 më ndodhi një aksident në punë dhe kreva një dënim prej 7 vjetësh. Në 2005 m ndodhi një aksident në punë dhe jkryeva një dënim prej 7 vjetësh. U kapa me kokainë, për 12 kg. U kapa në Pescara, bëra dënimin aty, në shkallë të parë u dënova 15 vjet, po bëra 7 vjet. Kur rashë brenda, Agroni nuk më solli një paketë cigare. Kur dal nga burgu, e takoj, më ofroi punë për djalin, kamarier. Djali është 22 vjec, punoi 6 muaj kamarier, por e hoqa. Para 6 muajsh ose 5 muajsh, i kërkova të më bënte një nder, për të çuar barishte në Itali, për hashash. I kërkova një favor, isha në gjendje të keqe ekonomike, e vura në provë sa korrekt qe për mua si Albert, e vura në provë për ta zhveshur se cili është Agron Xhafaj. Është biznesmen. Atë punë ka bërë gjithë kohën, jo vetëm me mua, por edhe me shumë të tjerë."

Sakaq, dëshmitari X shpreh shqetësimin për djalin e tij, pasi sipas tij i kanë shkuar njerëz te puna: "Pasi doli përgjimi kam marrë kërcënime. I shkoi djalit tim te puna, i kanë thënë do të ruajmë babanë, ç’punë kanë me djalin tim. Agroni kishte lidhje me drejtorin e Policisë Vlorë. Tani që doli përgjimi këto dite, qe ditën e parë madje më thotë djali jam bërë figure e njohur në Vlorë. E dëgjon im bir, i kishte thënë shoku i Agronit, shikoje se babai jot është bërë figure e njohur në Vlorë, vetë ta shikoj se s’marr vesh nga këto telefona me gishta, me thotë pronari i djalit shoku i përbashkët, ja zëri i babait’"

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha del vetë në konferencën e jashtëzakonshme, KY ËSHTË DËSHMITARI X : Ja si punova me Agron Xhafajn (FOTO- EMRI)
Shqipëria në BE? Samiti në Sofje nuk jep asnjë 'dritë jeshile' (DEKLARATA E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.035737991333008
array(1) { ["section"]=> string(110) "flet-deshmitari-x-puna-qe-kam-bere-me-agron-xhafajn-shpetova-2-here-nga-vdekja-kam-frike-djalin-rrefimi-121115" }