Flet “drejtoresha e Tatimeve” në Portokalli: Batutat që bën për rolin i fejuari im

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:49 09-01-2016 Flet “drejtoresha e Tatimeve” në Portokalli: Batutat që bën për rolin i fejuari im

Delinda Zhupa është aktorja simpatike e spektaklit “Portokalli”, që qëlloi menjëherë në shenjë me personazhin tipik, Miss Dhoqina Shtrëmbari, por së fundi edhe me imitimin e drejtoreshës së Tatimeve, Brisida Shehaj.

Videot e saj kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke e shndërruar në kohë të shkurtër një nga aktoret më të njohura të humorit.

Po cila është jeta private e Delindës, e dashuruar me një artist dy vite më të madh, që po ashtu ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Arteve, ajo rrëfen për “Panorama” se ka disa vite që eshte e dashuruar, por lidhjen e bëri publike verën e shkuar.

“Me Eldo Dishën jemi njohur në Universitetin e Arteve, ku dhe jemi diplomuar. Mund të them se historia jonë e dashurisë është shumë e bukur” -thotë ajo.

Sa për rolin e spikatur të drejtores se Tatimeve, ajo thotë: Mendimin e tij e ka shprehur me humor. Madje, në mos gaboj, në daljen time të parë të sezonit që u mbyll postoi videon me komentin sipër: “S’e dija që e kisha gruan drejtoreshë Tatimesh.”

yhupa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.051445960998535
array(1) { ["section"]=> string(85) "flet-drejtoresha-e-tatimeve-ne-portokalli-batutat-qe-ben-per-rolin-i-fejuari-im-29522" }