Flet edhe avokat Ngjela për Azem Hajdarin, sjell në vëmendje një detaj të fortë: E kam nder që jam biri një pastrueseje

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:43 01-11-2017 Flet edhe avokat Ngjela për Azem Hajdarin, sjell në vëmendje një detaj të fortë: E kam nder që jam biri një pastrueseje

Në vazhdën e debatit që ka pllakosur për Azem Hajdarin pas shkrimeve të njëpasnjëshme të Mustafa Nanos i cili shkruante se Azemi nuk ishte një hero dhe kishte koefiçent të ulët inteligjence, reagon edhe avokati i njohur Spartak Ngjela.

Ngjela sjell në vëmendje një detaj të fortë, prejardhjen e Azemit krenar.

“Ai është i vetmi lider i viteve 90' që u krenua me prejardhjen e një njeriu të thjeshte: " E kam nder që jam biri i një pastrueseje të thjeshtë", tha, se kishte karizmëm”, shkruan Ngjela.

KOMENTI I PLOTË I NGJELËS:

Për Azem Hajdarin

Pse flisni për Azem Hajdarin pa njohur filozofinë e politikës?
Azemi ishte politikan dhe pa ndërprerje deputet i zgjedhur nga populli.
Azem Hajdarin nuk e zgjodhën kongreset në krye të politikës; por mbështetja e madhe që i bënin vazhdimisht shqiptarët.
Ishte i pranuar me një pranim mbarëkombëtar.
Kishte karizmëm të padiskutueshme.
A e dini ju se çfarë është karizma?
Ai është i vetmi lider i viteve 90' që u krenua me prejardhjen e një njeriu të thjeshte: " E kam nder që jam biri i një pastrueseje të thjeshtë", tha, se kishte karizmëm.
Dhe, ajo më kryesorja: Azem Hajdarin e donte populli i vet në mënyrë të veçantë.
Kaq mjafton për të hyrë në histori.
Gjithë të tjerat pritni t'i mësoni nga historianët.
E donte populli i vet, se i kthente atë që kuptonte - dashurinë që ai kishte për popullin e vet.
Gjithë të tjerat janë fjalë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016518115997314
array(1) { ["section"]=> string(123) "flet-edhe-avokat-ngjela-per-azem-hajdarin-sjell-ne-vemendje-nje-detaj-te-forte-e-kam-nder-qe-jam-biri-nje-pastrueseje-97932" }