Flet Enkelejd Alibeaj për arrestimin e të vëllait: Lajmi i gënjeshtërt ka dalë nga zyra e Sajmir Tahirit

Publikuar tek: politike, më 13:18 09-04-2016 Flet Enkelejd Alibeaj për arrestimin e të vëllait: Lajmi i gënjeshtërt ka dalë nga zyra e Sajmir Tahirit

Flet Enkelejd Alibeaj për arrestimin e të vëllait. Ish-ministri i Drejtësisë ka thënë se lajmi i gënjeshtërt ka dalë nga zyra e Sajmir Tahirit. ‘’Lajmi i gënjeshtërt u shpërnda nga banda e Policisë së Shtetit. Lajmi për të shantazhuar dhe për t’I mbyllur gojën opozitës’’, ka theksuar ai.

‘’Sot banda ne policine e shtetit e drejtuar nga kryebanditi Sajmir Tahiri ka shperndare nje lajm te genjeshter per gjoja arrestimin e vellait tim.

Lajmi i dale nga zyra e Sajmir Tahirit tregon se sa te deshperuar jane, se cfare morali kane e cfare jane ne gjendje te bejne vetem e vetem per te baltosur kundershtarin.

Qellimi eshte i qarte. Shantazh per ti mbyllur gojen opozites e per ti zhytur te gjithe ne llumin e krimit dhe korrupsionit te Edi Rama e bandes se tij.

Njeriu i faktuar nga sherbimet sekrete te vendeve partnere si i lidhur me krimin, njeriu qe ve ne dispozicion te trafikanteve makinen e tij, partneri i krimit, shpifesi, ordineri do te pergjigjet per kete sajese ordinere.

Keqardhje per mediat e keqperdorura te cilat sot i detyrohen nje ndjese publike vellait dhe familjes time.

Sa per mua as nuk trembem as nuk shantazhohem. Perballe do me kete dite per dite, bashke me opoziten, Sajmir Tahiri dhe banda qe drejton.’’, thotë Alibeaj.

Sot mediat raportuan për arrestimin e Taulant Alibeajt në Gjermani për vjedhje me armë.

Sipas ‘’Top Channel’’ ai është arrestuar më 7 prill në Hahn të Gjermanisë. Ai ka treguar një kartë identiteti shqiptare dhe një kartë identiteti policie. Ai nuk njihej në sistemin gjerman, por ishte regjistruar si Xhavit Morrnica. Gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se ishte inspektor i policisë kriminale dhe punonte për Policinë në Tiranë. Po ashtu tregoi edhe një kartë identiteti italiane, sipas së cilës punonte për Ministrinë e Financave.

Por vëllai i Enkelejd Alibeajt e mohon arrestimin: ''Jam duke pirë një kafe, s’jam ndaluar'', ka thënë ai. Duke folur për gazetën ‘’Panorama’’, Taulant Alibeaj i ka mohuar këto zëra.

“Unë nuk e di se çfarë kanë shkruar mediat në Shqipëri, por unë mund t’ju konfirmoj me përgjegjësi të plotë se në këtë moment që jemi duke folur, unë jam ulur dhe jam duke pirë një kafe në Gjermani. Unë nuk kam asnjë problem me policinë gjermane, dhe nuk jam ndaluar asnjëherë të vetme nga autoritetet këtu, madje nuk kam as makinë që të marr ndonjë gjobë,” tha Taulant Alibeaj.

Reagimi i Partisë Demokratike

Partia Demokratike dënon fabrikimin e ulët nga Policia nën urdhëra politike, të lajmit për gjoja arrestimin e vëllait të kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj. Kjo shpifje e qëllimshme dhe manipulimi i medias, rezultoi një përpjekje e dëshpëruar e Tahirit për të hedhur baltë mbi përfaqësuesin e PD e familjarët e tij, pasi shpejt u pa se lajmi nuk ishte i vërtetë. Partia Demokratike shpreh indinjatën për sulme të tilla të paprincipta bazuar në gënjeshtra, të organizuara pikërisht nga njeriu më i inkriminuar në vend, Saimir Tahiri me bekimin e shefit te tij. Asnjë presion mjeran si ky nuk e lëkund Partinë Demokratike dhe përfaqësuesit e saj nga beteja e përditshme kundër krimit dhe lidhjeve të qeverisë dhe Edi Ramës me krimin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Endri Fuga shkruan vetëm një fjali për arrestimin e vëllait të Enkelejd Alibeajt
Mbi 95% e socialistëve e rikonfirmuan, Rama: Unë dhe shokët e PS nuk dyshuam te ju »
Article Logic
Execution time: 0.053339004516602
array(1) { ["section"]=> string(109) "flet-enkelejd-alibeaj-per-arrestimin-e-te-vellait-lajmi-i-genjeshtert-ka-dale-nga-zyra-e-sajmir-tahirit-37247" }