Flet Ervin Salianji, këta deputet nuk i duroj dot në Parlament

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:43 07-10-2017 Flet Ervin Salianji, këta deputet nuk i duroj dot në Parlament

Deputeti më ri i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ në oranews, ka folur rreth karrierës por edhe jetës së tij private.

Mes të tjerave Salianji ka folur edhe për ata politikanë apo deputetë që nuk i duron dot në Paralament.

Salianji nuk tregoi për asnjë moment emra të deputetëve që nuk i duron dot, por bëri të qartë disa karaktere personash që i sheh në parlament.

“Ka shumë. Nëse do ta nisja besoj se nuk do arrinim dot në destinacion. Do të ishte gjatë. Ka shumë tipologji njerëzish që kanë hyrë të pashkollë dhe nuk dinë të shkruajnë ende emrin, ose njerëz që kanë hyrë nga lidhjet me krimin, unë i them dhe me emra nuk është ndonjë sekret i madh. Ose njerëz të cilët nuk kanë asnjë kontribut tjetër shoqëror përvec kësaj që ju pyetët pak më përpara mikut. Miku si cdo gjë tjetër e shkatërron plotësisht politikën si dhe cdo gjë tjetër që ka apo ndërton me meritokraci,” u shpreh Ervin Salianji.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Melania Trump lë me “gojë hapur” gjithë Shtëpinë e Bardhë me këto foto
Pas Asamblesë Kombëtare, e diela e Ramës nis ndryshe: Si të “fusim mik”… »
Article Logic
Execution time: 0.022372007369995
array(1) { ["section"]=> string(67) "flet-ervin-salianji-keta-deputet-nuk-i-duroj-dot-ne-parlament-95104" }