Flet gazetari Hoxha: Hoteli luksoz në Elbasan ku kanë qenë ministra, deputetë dhe Ronaldo, është në pronësi të fisit Çapja (FOTO+EMRI)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:23 30-09-2017 Flet gazetari Hoxha: Hoteli luksoz në Elbasan ku kanë qenë ministra, deputetë dhe Ronaldo, është në pronësi të fisit Çapja (FOTO+EMRI)

Prej ditësh tashmë në mediat dhe opinionin publik shqiptar tema kryesore e diskutimit është çështja e bandave dhe kriminalitetit në qytetin e Elbasanit.

Këtë herë është gazetari Artan Hoxha i cili ka zbuluar një tjetër detaj, të fuqisë së këtyre bandave dhe lidhjeve të tyre me politikën. Në një intervistë për Tpz.al, Hoxha thotë se në dalje të qytetit të Elbasanit shtrihet një kompleks shërbimesh i zotëruar nga fisi Çapja i cili është ndërtuar gjatë kohës kur në pushtet ka qenë Partia Demokratike.  

Ai thotë se bandat në Elbasan janë shumë të fuqishme pasi kanë mbështetje të fortë politike dhe se tashmë janë të forta edhe ekonomikisht për shkak të bizneseve të ngritura legalisht tanimë.

“Gjëja që e bën të veçantë Elbasanin, është fakti që çuditërisht, grupet kriminale që marrin nën kontroll qytetin, ndryshojnë sa herë që ndryshojnë interesat politike në Shqipëri. Pra, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike 8 vjet, kontrolli i qytetit të Elbasanit ka qenë kryesisht nga fisi Çapja dhe rrjeti shoqëror i tyre. Ka qenë një grup i fuqishëm, të cilët tashmë kanë biznese ilegale, kanë disa lloje biznesesh, por mes tyre është një kompleks i shërbimit social ku përfshihen restorante, hoteleri… dhe është kompleksi ku kanë qëndruar të gjithë kryeministrat e Shqipërisë. Ku qëndrojnë të gjithë politikanët kur shkojnë në Elbasan, ku qëndrojnë të gjithë personalitetet kombëtare që vijnë dhe luajnë në Shqipëri,  sepse prej 4 vitesh Elbasani është bërë njëkohësisht dhe shtëpia e kombëtares. Ka qëndruar që nga Kristiano Ronaldo dhe merri me radhë të gjithë. “- ka deklaruar gazetari Artan Hoxha

Nga përshkrimi që bën gazetari Hoxha të kompleksit në Elbasan, newsbomb.al, mëson se bëhet fjalë për hotelin shumë pranë stadiumit "Elbasan Arena", “Hotel Univers”.

Ai është një hotelet më luksoz në mos më luksozi i Elbasanit dhe është vendpushimi i kombëtares shqiptare të futbollit kur luan në "Elbasan Arena", por gjithashtu dhe i skuadrave që kanë luajtur përballë Shqipërisë apo Skënderbeut në kompeticionet futbollistike europiane.

Disa foto të ambjenteve të këtij hoteli dhe të momenteve kur aty ka qendruar kombëtarja shqiptare:

Screenshot_14.jpg

Screenshot_15.jpg

Screenshot_17.jpg

Screenshot_16.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027384996414185
array(1) { ["section"]=> string(135) "flet-gazetari-hoxha-hoteli-luksoz-ne-elbasan-ku-kane-qene-ministra-deputete-dhe-ronaldo-eshte-ne-pronesi-te-fisit-capja-foto-emri-94273" }