Flet gruaja e Andi Lilës pas humbjes me Francën: Ishte i përlotur, u tremba kur e pashë të shtrirë...

Publikuar tek: sport, më 08:24 17-06-2016 Flet gruaja e Andi Lilës pas humbjes me Francën: Ishte i përlotur, u tremba kur e pashë të shtrirë...

Ornela Lila, bashkëshortja e futbollistit të kombëtares shqiptare, Andi Lila tregon se ka folur me bashkëshortin e saj në telefon pas ndeshjes me Francën. Ornela dhe Andi, prindër të Ayan prej 12 vitesh jetojnë historinë e tyre të dashurisë.

Ja çfarë thotë Ornela në një intervistë për GSH.

Si po e përjeton kampionatin?

Në dy ndeshjet e para nuk e pata mundësinë t’i ndiqja “live” por në ndeshjen me Rumaninë di jem në stadium për të mbështetur Andin.

Emocionet që kam përjetuar në këto ndeshje kanë qenë më të fortat që kam përjetuar në të gjitha ndeshjet e Andit.

A qau Andi pas humbjes me Francën?

Me Andin fola pas humbjes për t’i dhënë pak moral pasi ishte shumë i dëshpëruar për rezultatin e ndeshjes.

Andi i ndjen shumë ndeshjet e kombëtares, luan me zemër dhe me një motivim të jashtëzakonshëm. U preka shumë kur e pashë të përlotur, por ky është futbolli...

A shpreson në kualifikim?

Shpresoj dhe besoj shumë për kualifikim. Jam e sigurtë që do të japin më të mirën për të fituar këtë ndeshje.

Sa u shqetësua pas goditjes që mori Andi në ndeshjen me Francën?

Kur e pashë pak minuta të shtrirë, u tremba shumë por desh Zoti nuk ishte asgjë serioze dhe kur u ngrit mora frymë lirshëm.

Ky kampionat për Andin është një ëndërr e realizuar dhe shpreson shumë që kjo ëndërr të vazhdojë akoma më gjatë dhe ja uroj me gjithë zemër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Torta e veçantë që u përgatit për ditëlindjen e De Biasi-t, Duka ia shërben me tabaka
Zbardhen shifrat, Francë-Shqipëri tërhoqi më shumë se gjysmën e audiencës franceze »
Article Logic
Execution time: 0.023466110229492
array(1) { ["section"]=> string(102) "flet-gruaja-e-andi-liles-pas-humbjes-me-francen-ishte-i-perlotur-u-tremba-kur-e-pashe-te-shtrire-43780" }