Flet heroi zjarrfikës që shpëtoi pasurinë e shqiptarëve dhe ra përtokë i rraskapitur: Si luftova me flakët dhe ç’ndjeva në fund... (RRËFIMI EKSKLUZIV)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:33 16-03-2017 Flet heroi zjarrfikës që shpëtoi pasurinë e shqiptarëve dhe ra përtokë i rraskapitur: Si luftova me flakët dhe ç’ndjeva në fund... (RRËFIMI EKSKLUZIV) Lorenc Hatia, komandant i Forcave Zjarrfikëse

Nga Anta Muçaku për newsbomb.al

Ky është heroi që luftoi me flakët për të shpëtuar pasurinë e shqiptarëve, Bibliotekën Kombëtare të Tiranës e cila ditën e djeshme u përfshi nga flakët në katin e tretë të nëndheshëm.

Heroi i heshtur quhet Lorenc Hatia, është 44 vjeç, baba i dy fëmijëve dhe prej 19 vitesh është pjesë e forcave zjarrfikëse, si komandant i tyre.

Dje heroi i heshtur nuk ka qenë në shërbim. Lorenci rrëfen për newsbomb.al se ishte duke kaluar ditën e mërkurë me bashkëshorten, vajzën dhe djalin kur u njoftua se Biblioteka Kombëtare ishte përfshirë nga flakët.

lo1.jpg

“Nuk isha në shërbim por nuk mund të rrija në shtëpi. Bëhej fjalë për Bibliotekën Kombëtare. Duhej të shpëtonim atë pasuri të gjithë bashkë ndaj shkova dhe iu bashkova kolegëve”, rrëfen Komandanti i Shërbimit Zjarrfikës që dje, në një moment kaq të vështirë e të rëndësishëm, ashtu siç veprojnë komandantët e vërtetë, mori në dorë situatën, luftoi me flakët dhe ia doli...

INTERVISTA E PLOTË- Anta Muçaku për newsbomb.al:

Lorenc, ju jeni heroi i të gjithëve ne dhe duam t’ju falenderojmë edhe në emër të stafit të newsbomb.al për gjithçfarë bëtë... Çfarë ndodhi dje?

Unë isha në shtëpi me gruan dhe dy fëmijët e mi. Më njoftuan që kishte rënë zjarr në Bibliotekën Kombëtare.  Nuk isha në shërbim por nuk mund të rrija në shtëpi. Bëhej fjalë për Bibliotekën Kombëtare. Duhej të shpëtonim atë pasuri të gjithë bashkë ndaj shkova dhe iu bashkova kolegëve. Brenda shtatë minutave u gjenda aty, me urgjencë hyra nga shkallët e ndërtesës dhe bëra thjesht detyrën.

Çfarë patë kur u gjendët brenda katit të nëndheshëm?

Zjarri kishte rënë në katin -2 dhe dy katet e poshtme ishin mbushur me tym, terreni ishte tejet i vështirë. Ju e keni parasysh si janë raftet dhe çdo lëvizje duhet menduar me kujdes pasi në vend që të ndihmosh, shkatërron gjithçka.

Nuk mund t’i lëvizja librat ndaj bashkë me kolegët, u orientuam në grup për mos krijuar kaos dhe  gjëja e parë që bëmë, ishte që lokalizuam flakët. Vepruam mbi vatrën e zjarrit dhe vumë gjithçka nën kontroll.

Kjo është pjesë e hetimit por nisur nga përvoja juaj dhe nga ndonjë informacion paraprak që mund të keni, çfarë e shkaktoi zjarrin?

Nuk mund ta them këtë. Shkaqet janë ende duke u hetuar nga grupi hetimor. U takon atyre ta thonë...

A ishte ky  momenti më i vështirë gjatë gjithë karrierës suaj?

Ndoshta jo më i vështiri por padyshim më i rëndësishmi.

Dua të ndalem te kjo foto gjatë punës tuaj që tashmë po bën jehonë në rrjetet sociale. Pasi ka mbaruar gjithçka, ju i rraskapitur, i mbuluar nga hiri, uleni në një cep bashkë me bombulën tuaj të oksigjenit... Çfarë po përjetonit  atë çast?

lor.jpg

Ndonëse isha i lodhur dhe fotoja e tregon qartë, ajo që po ndjeja realisht ishte krenari. Isha krenar për Forcat Zjarrfikëse të Shqipërisë. Ia kishim dalë...

U kujdes ndokush nga autoritetet t’ua thoshte këtë?

Po, po. Na falenderuan të gjithë drejtuesit për punën.

Puna juaj është ndër më pak të paguarat në Shqipëri dhe ndoshta ky është momenti për të ndërgjegjësuar  autoritetet por edhe njerëzit e thjeshtë për rrezikshmërinë e punës suaj dhe vështirësitë që hasni shpesh. Keni një mesazh për këtë?

Po dua të jap një mesazh. Respektojmë doktorin se na shpëton jetën, po zjarrfikësi që shpëton edhe jetën edhe pronën sa duhet respektuar?!

zj.jpg

kont1.jpg

zjarr1.jpg

Më shumë në këtë kategori: « A duhet të ndalohen filmat e kohës së komunizmit? Zbuloni çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë
Zjarri në Bibliotekën Kombëtare: Ja cilës periudhë i përkasin librat e djegur »
Article Logic
Execution time: 0.0042140483856201
array(1) { ["section"]=> string(150) "flet-heroi-zjarrfikes-qe-shpetoi-pasurine-e-shqiptareve-dhe-ra-pertoke-i-rraskapitur-si-luftova-me-flaket-dhe-c-ndjeva-ne-fund-rrefimi-ekskluziv-72087" }