Flet Ilir Meta për incidentet e djeshme në Kuvend: Duhet të marrë fund, akte aspak të pranueshme

Publikuar tek: politike, më 10:51 26-02-2016 Flet Ilir Meta për incidentet e djeshme në Kuvend: Duhet të marrë fund, akte aspak të pranueshme

Flet Ilir Meta për incidentet e djeshme në Kuvend. Sipas kryetarit të Kuvendit, këto akte janë të papranushme dhe duhet të marrin fund.

“Duhet të marrë fund, akte aspak të pranueshme. Është e rëndësishme të mos ecim me paragjykime dhe ultimatum por të qëndrojmë në frymën e dialogut konstruktiv”, tha kreu i Kuvendit.

Meta u pyet nga gazetarët edhe për kërkesën e Gramoz Ruçit, politikën e ‘’dyerve të mbyllura’’ me sirianët si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

“Jam njohur me kërkesën e Z.Ruçi do veprohet në bazë të rregullores. Ne kemi qenë gjithnjë të gatshëm në cdo moment për ta cuar përpara Byronë Kombëtare të Hetimit. Për mua nuk është e rëndësishme se cili komison do ta trajtojë, por për ta çuar përpara. Lidhur me sirianët është një interpretim i gabuar, unë jam i bindur që ne do japim kontributin tonë sipas mundësive dhe kapaciteteve që ne kemi.

Komenti i Plotë për incidentet:

“Mendoj se çdo përpjekje për të nxitur konflikte artificiale dhe akte aspak të pranueshme për mënyrën e funksionimit të Parlamentit duhet të marrë fund. Bazuar në rregullore dhe frymën e përgjegjshmërisë dhe vetpërmbajtjes, pasi mendoj se qytetarët tanë nuk meritojnë këto lloj shfaqjesh dhe konfliktesh që nxjerrin nga vëmendja problemet e tyre më të rëndësishme dhe shpërqëndrojnë aktorët politikë nga reformat që do çojmë përpara.  Kërkohet një etikë krejt tjetër nga ajo që qytetarët panë në Parlament.

Gjithnjë ka qenë vullneti maksimal për të respektuar kërkesat e drejta të opozitës bazuar në rregulloren e përbashkët që është bërë në konsensus të plotë. Është e rëndësishme të mos ecim me paragjykime dhe ultimatum por të qëndrojmë në frymën e dialogut konstruktiv, në frymën e rregullores.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama me Jolezën përkrah, e detyron kongresi i të rinjve socialistë? (FOTO)
Rama pas kafes, qetë-qetë në këmbë me Ruçin, Ahmetajn dhe Braçen shkojnë te Meta »
Article Logic
Execution time: 0.019496917724609
array(1) { ["section"]=> string(100) "flet-ilir-meta-per-incidentet-e-djeshme-ne-kuvend-duhet-te-marre-fund-akte-aspak-te-pranueshme-33590" }