Flet me Edi Ramën në telefon, deputeti Kosta tërheq dorëheqjen nga PS

Publikuar tek: politike, më 16:16 13-04-2015 Flet me Edi Ramën në telefon, deputeti Kosta tërheq dorëheqjen nga PS

Vladimir Kosta, deputeti i PS, vetëm një ditë pasi deklaroi tërheqjen e tij nga PS për shkak të mosmarrëveshjeve dhe kontradiktave për zgjedhjen e kandidatit të Bashkisë së Përmetit, është dorëhequr, nga dorëheqja.

Burimet konfirmojnë se ka pasur një telefonatë të gjatë me kryeministrin Edi Rama, i cili i ka kërkuar deputetit socialist, të mos nxitohet në vendimmarrjen e tij, dhe biseda do të bëhet më qetë sapo shefi i qeverisë të kthehet nga Emirantet ku ka shkuar për vizitë zyrtare.

Gjithçka ka ndodhur për mbledhjen e Asamblesë së PS së Përmetit, ku vetë deputeti Vladimir Kosta nuk ka qenë i pranishëm në mbledhje. E ka refuzuar atë mbledhje, sepse kandidati sipas tij ishte paracaktuar. Ndërkaq, akoma nuk ka një kandidaturë zyrtare për Përmetin, edhe pse Asambleja, në prezencë të ministrit të ekonomisë Arben Ahmetaj, ka vendosur të propozojë në qendër emrin e kryetarit aktual të Bashkisë Gilberto Jaçe.

Lexo edhe:

Largohet nga Partia Socialiste deputeti Vladimir Kosta

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Naço takim me kryeprokuroren e Spanjës: Bashkëpunim për reformën në drejtësi
Berisha: Tualeti në Ministrinë e Mbrojtjes 83 milionë lekë. Zyrat e Nikollës 1.1 milionë dollarë »
Article Logic
Execution time: 0.026697158813477
array(1) { ["section"]=> string(73) "flet-me-edi-ramen-ne-telefon-deputeti-kosta-terheq-doreheqjen-nga-ps-8594" }