Flet ministri i ri i Drejtësisë, Manjani: Vlerësim dhe sfidë për mua ky emërim

Publikuar tek: politike, më 17:41 09-11-2015 Flet ministri i ri i Drejtësisë, Manjani: Vlerësim dhe sfidë për mua ky emërim

Ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani është prononcuar vetëm pak çaste pasi Kryeministria konfirmoi emërimin e tij në këtë post.

Në një bisedë telefonike me News24, Manjani e ka konsideruar si vlerësim por njëkohësisht edhe si një sfidë të madhe, emërimin në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Ai është shprehur se në këtë ministri e pret një punë kolosale, sidomos avancimi i reformës në drejtësi.

“Është një vlerësim i madh për mua, por edhe një sfidë për të vazhduar aty ku e la kolegu Nasip Naço. Është një sfidë për të çuar përpara reformat e nisura, sidomos reformën në drejtësi. Kemi shumë punë për të bërë, gjithsesi unë mbetet në pritje të procedurave kushtetuese për emërimin tim”, deklaroi Manjani.


Zyrtare: Ylli Manjani ministër i Drejtësisë, Rama dërgon propozimin në Presidencë

Ylli Manjani është ministri i ri i Drejtësisë duke zëvendësuar në këtë Nasip Naçon, i dorëhequr mesditën e sotme.

Zyra e kryeministrit Edi Rama me anë të një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se Manjani është konsideruar si kandidatura e duhur për këtë post, për të çuar përpara reformat e nisura. Propozimi i Ramës për të emëruar në krye të drejtësisë shqiptare, nënkryetarin e LSI-së, është dërguar tashmë në Presidencë, për t'u dekretuar nga Bujar Nishani.

Ylli Manjani mban aktualisht postin e zëvendësministrit të Transporteve në qeverinë e drejtuar nga Rama.

Rama ka vlerësuar gjithashtu kontributin e dhënë nga ish-ministri i drejtësisë, Nasip Naço. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ylli Manjani në zyrën e Ramës: Kushdo që merret me politikë duhet të jetë i gatshëm
Ndocaj kundër Manjanit: Ministri i Drejtësisë duhet të jetë nga PS-ja »
Article Logic
Execution time: 0.018109083175659
array(1) { ["section"]=> string(82) "flet-ministri-i-ri-i-drejtesise-manjani-vleresim-dhe-sfide-per-mua-ky-emerim-25040" }