Flet modeli nga Kosova: Oferta me të cilën më bëri për vete Enca

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:37 17-04-2016 Flet modeli nga Kosova: Oferta me të cilën më bëri për vete Enca

Brenda 24 orëve fama e tij u rikthye në atë majë që dikur e kishte lënë si model. Tani si një jurist, por që rikthehet si model vetëm kur bëhet fjalë për miliona, djaloshi nga Kosova na rrëfen eksperiencën e xhirimeve të projektit të fundit të këngëtares Enca Haxhia. Kush është Pali dhe si e bëri ajo për vete, flet modeli në një intervistë për suplementin “Panorama plus”.

Ka kohë që merresh me modeling, kush është kulmi i karrierës tënde?

Në fakt, disa vite më parë jam marrë me modeling dhe ka qenë një eksperiencë disavjeçare, karrierën e vertetë unë e kam në profesionin tim si jurist.

Si është jeta dhe puna e një modeli në Kosovë?

Jeta e një modeli në Kosovë nuk është si jeta e modelëve në Europë dhe më tej. Është një jetë normale, por me angazhime që duhet të shkosh në fitnes, të bësh photoshooting, reklama të ndryshme, mbrëmje organizative dhe kjo është puna dhe jeta e tij, pasi nuk ka hapësira për më shumë.

A ia vlen të merresh me këtë profesion atje?

Jo, nuk ia vlen, prandaj dhe unë jam fokusuar më shumë në karrierën time si jurist.

Në Shqipëri ke qenë gati i panjohur si personazh, pse mendon se të zgjodhi Enca?

Na kontaktoi një mik i yni i përbashkët dhe kështu lindi bashkëpunimi me Encën.

Mendon se ka qenë fiziku yt i bukur si shkas që ajo të vendoste për ty?

Përveç fizikut, pjesa më e rëndësishme ishte loja që unë duhet të bëja në klip ndaj ajo nuk donte thjesht një model, por një aktor- model. Kjo ka qenë arsyeja kryesore.

A ke pasur siklet gjatë xhirimeve për shkak të provokimeve nga këngëtarja?

Enca është një profesioniste e vërtetë, po ashtu edhe unë, kështu që puna ishte pika kryesore dhe nuk mendohej asgjë tjetër. Në siklet jam ndier vetëm pasi kisha tortën në fytyrë, kjo ka qenë pjesa më e sikletshme.

Si e komenton ti projektin e saj të fundit?

Një sukses i radhës, siç ajo i ka të sigurta tani dhe ndihem mirë që edhe unë jam pjesë e këtij suksesi.

Ka qenë i kushtueshëm?

Nuk e di se sa, por di që projektet e saj janë mirë të menduara dhe gjithmonë me risi të ndryshme, kështu që lë vend për t’u nënkuptuar vetë.

Sa dhe çfarë ke përfituar ti nga ky projekt?

Mendoj njohja më e madhe që më është bërë nga projekti edhe në Shqipëri dhe kudo ku e ndjekin klipin, plus më rikthehu në TV pas disa vitesh dhe mendoj ka qenë përzgjedhja më e mirë për t’u shfaqur përsëri.

Kush është Pal Nushi, që publiku të të njohë më mirë?

Pal Nushi është një jurist. Bëhet edhe një model, vetëm kur ka të bëjë me një punë me miliona (qesh)

Klipi po i afrohet 2 milionshit, ke lexuar komente të shumta, je ndier i ofenduar në ndonjë rast?

Po e shoh ecurinë e madhe të klikimeve të klipit dhe e dëgjoj kudo ku shkoj. Komenti që të gjithë më bëjnë dhe më i bukuri është “dreqi i Encës”.

Je në lidhje, apo beqar?

Beqar.

Do dojë të kesh në krah një femër si Enca?

Pse jo?

Çfarë do ndodhte nëse ajo do të të propozonte?

Për propozim gjithmonë e marrin hapin meshkujt, por nëse do ta merrte ajo hapin, sigurisht që po.

Po ti ke tentuar t’i afrohesh dhe ta bësh për vetë?

Kohën kur jemi takuar kemi folur vetëm për punë dhe nuk ka pasur vend për gjëra të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028288841247559
array(1) { ["section"]=> string(69) "flet-modeli-nga-kosova-oferta-me-te-cilen-me-beri-per-vete-enca-37906" }