Flet Nard Ndoka dhe i jep një këshillë ministrit: Ndal Beqo, kthjellohu mor burrë mos merr për kot!

Publikuar tek: politike, më 10:32 06-02-2016 Flet Nard Ndoka dhe i jep një këshillë ministrit: Ndal Beqo, kthjellohu mor burrë mos merr për kot!

Nard Ndoka, ish-ministër i Shëndetësisë dhe aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i ka dhënë sot një këshillë ministrit Ilir Beqaj.

E gjitha ka të bëjë me largimet sipas tij në Spitalin e Shkodrës.

“Beqja gabon sërish! Kësaj radhe, si duket për të larguar vëmendjen nga akuzat për koncesionet në sistemin shëndetësor, ka vendosur të largojë nga puna qindra 'bluza te bardha'!

Me këtë vendim absurd politik, Beqja po godet rëndë personelin shëndetësor, standardet dhe pavarësinë e spitaleve, po dëmton cilësinë e shërbimit.

Tendenca e ministrit është për t’u alarmuar të gjithë, luftë politike në sistem shëndetësor, luftë krahinore, duke larguar nga puna personel shëndetësor, që shërbejnë prej 20 vitesh. Goditja është e rëndë në Spitalin Rajonal në Shkodër, e papranueshme të largohen nga puna 82 persona pa asnjë motiv bindës dhe të përligjur, goditja po vazhdon edhe në Spitalin e Lezhës, Pukës dhe Rrëshenit.

Ndal Beqo, kthjellohu mor burrë, mos merr për kot, se më keq do jetë për ty!

Bluzat e bardha nuk po njollosin sistemin, ti po!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i shtron ‘darkë vëllazërore’ Thaçit përpara vizitës së Kerryt
Deputetët demokratë të shqetësuar i çojnë një letër Ilir Metës »
Article Logic
Execution time: 0.021137952804565
array(1) { ["section"]=> string(102) "flet-nard-ndoka-dhe-i-jep-nje-keshille-ministrit-ndal-beqo-kthjellohu-mor-burre-mos-merr-per-kot-31893" }