Flet nëna e Matilda Makoçit: Është e fortë, i përballoi të gjitha

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:56 25-10-2016 Flet nëna e Matilda Makoçit: Është e fortë, i përballoi të gjitha

Flet nëna e Matilda Makoçit: Është e fortë, i përballoi të gjitha- Marije Makoçi ka thënë se vajza e saj është treguar e fortë dhe ka arritur të përballojë gjithçka, ndërsa ka qenë shumë e përkushtuar ndaj djalit, Gregorit.

“Matilda u aktivizua nga Kinostudioja që atëherë quhej "Shqipëria e re". Të gjithë e rrethuan dhe ajo sapo kishte mbaruar politeknikumin. Edhe u diskutua midis nesh dhe thamë, po mirë, le të marri pjesë si e re që është.  Mirëpo kjo nisi si diletante në fillim, pastaj iu kthye në pasion, dhe konkurroi dhe vazhdoi e mbaroi Institutin e Arteve. Ndërkohë kishte vazhduar xhirimet me filmat e tjerë si "Apasionatan. Ka qenë studente atëherë, vazhdonte fakultetin e arteve.  lu kthye në pasion. Dhe tha unë do ta lë inxhinierinë, do ta vazhdoj këtë (aktrimin), dhe unë e përkraha. I ati jo dhe aq, po sigurisht nëna është më afër. Doli me rezultate shumë të mira Matilda atëherë.

Ngjarjet që u zhvilluan më pas, që pati me kurorëzimin me shokun e vet dhe me lindjen e fëmijës, e shkëputën atë. E shkëputën. Po ka qenë e fortë, i përballoi të tëra, sigurisht ndihma ka qenë shumë e madhe nga ana jonë dhe ajo e përballoi dhe iu kushtua shumë fëmijës.

Këto vite kanë qenë një farë qetësie. Nuk është se është aktivizuar. Ishte rasti i Natasha Begës që insistoi ta marrim, Natasha u tregua shumë e dashur, dhe doli kështu siç doli”, ka thënë Marija.

Rikthimi i Matilda Makoçit përpara publikut shqiptar ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme për faktin se ajo ishte një prej aktoreve më të suksesshme të kinematografisë shqiptare në vitet 1980-1990, por edhe për shkak se ka qenë e martuar me kryeministrin e sotëm të Shqipërisë, Edi Ramën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Turjan Hysko mesazh të fortë vëllait: Dikush atje sipër është krenar për ty
Rrëfimi tronditës i Gerta Hetës: S’doja të dilja bosh nga spitali »
Article Logic
Execution time: 0.019118070602417
array(1) { ["section"]=> string(69) "flet-nena-e-matilda-makocit-eshte-e-forte-i-perballoi-te-gjitha-57298" }