Flet Nishani për konfliktin me Ramën dhe pse e takoi Kerryn te shkallët e avionit. Jep një përgjigje në stilin e tij

Publikuar tek: politike, më 12:16 17-02-2016 Flet Nishani për konfliktin me Ramën dhe pse e takoi Kerryn te shkallët e avionit. Jep një përgjigje në stilin e tij

Flet presidenti Bujar Nishani për konfliktin me kryeministrin Edi Rama dhe pse e takoi Sekretarin Amerikan të Shtetit në shkallët e avionit, për 3 minuta, duke dalë nga protokolli i zakonshëm.

Dje Presidenca ka kërkuar që Kryeministria të tërheqë fyerjet në adresë të Presidentit por sot Nishani i pyetur për komunikimin me Ramën dhe nëse ka qenë një gjuhë normale e jep përgjigjen në stilin e tij, plot diplomaci.

“Unë dëshiroj që të gjithë ta shohin vizitën e Sekretarit Kerrry  si një mesazh shumë të rëndësishëm, nderim që iu bëri shqiptarëve, ashtu si sot nderimi i Presidentes së Maltës. Ky nderim është më e rëndëisshme se çdo cçështje tjetër proceduriale apo protokollare’’, tha Nishani në konferencën për shtyp me presidenten e Maltës në Presidencë.

Ndryshe nga Kerry, Nishani e priti presidenten e Maltës Marie Louise Coleiro Preca në zyrat e tij.

Deklarata e Presidencës për Ramën:

“Institucioni i Presidentit të Republikës dënon ashpër deklaratën e papërgjegjshme të Kryeministrit Rama gjatë intervistës së tij në emisionin “Dritare” në televizionin ‘Vizion Plus’, më datë 15 shkurt 2016, në koment të takimit të Presidentit të Republikës me Sekretarin e Shtetit, John Kerry në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Kërkesa e Sekretarit Kerry e përcjellë përmes Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për të takuar Presidentin e Republikës gjatë mbërritjes së tij në Shqipëri ishte një nder i veçantë dhe respekt ndaj Institucionit dhe vetë Presidentit Nishani.

I kërkojmë Kryeministrit të vendit të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe spekulative ndaj Presidentit të Republikës dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, pasi një qëndrim i tillë nuk përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen që shqiptarët anembanë botës kanë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan.’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama uron Pavarësinë e Kosovës me foton e heroit legjendar Adem Jashari
Protesta e banorëve të Radhimës, reagon Kokëdhima: Sulmet ndaj meje janë bërë nga familja Berisha »
Article Logic
Execution time: 0.020842790603638
array(1) { ["section"]=> string(121) "flet-nishani-per-konfliktin-me-ramen-dhe-pse-e-takoi-kerryn-te-shkallet-e-avionit-jep-nje-pergjigje-ne-stilin-e-tij-32811" }