Flet parashikuesi i fundit të botës, ja pse duhet të shqetësohemi

Publikuar tek: bota, më 19:41 17-09-2015 Flet parashikuesi i fundit të botës, ja pse duhet të shqetësohemi

Graham Hancock ëhstë autori i një nga librave më të shitur ku shpjegon se si një kometë rreth 30 kiliometra e gjerë mund të sjellë fundin e civilizimit në tokë.

Shkëmbinjtë kozmik janë të fshehur në brezin asteroidal ku Toka kalon dy herë në vit dhe në 20 vitet e ardhme Toka do të ketë një probabilitet më të madh që të goditet.

 Ai thotë se nuk është hera e parë që do të ndodhë, një gjë e tillë ka ndodhur 12,800 vite më parë dhe përpak zhduku gjithë njerëzimin nga faqja e Tokës.

“Sa herë që Toka kalon pranë brezit asteroidal ne shohim një shtim të meteorëve në qiell të cilat formojnë edhe ato që quhen si shiu i meteorëve. Kjo ndodh për shkak se trupa qiellore gjigande që mund të arrijnë një diametër prej 200 kilometrash bëhen subjekt i forcave tërheqëse gravitacionale dhe fillojnë të shpërbëhen në copa më të vogla”, shpjegon ai.

Por ka edhe disa persona të tjerë që janë të shqetësuar; astrofizicisti Victor Clube dhe astronomi Bill Napier së bashku me matematicienin Emilio Spedicato e kanë vëzhguar brezin e asteroidëve dhe kanë dalë në konkluzionin se mungon një masë e madhe.

Sipas tyre një trup qiellor 30 kilometra në diametër është në lëvizje të lirë në brezin e Taurideve. Edhe pse mundësia e goditjes së Tokës nga një meteor nuk është mohuar as nga NASA, ajo që nuk dihet është se kur mund të ndodhë diçka e tillë. Për këtë arsye tre specialistët bëjnë thirrje për të qenë të përgatitur në çdo kohë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02167797088623
array(1) { ["section"]=> string(70) "flet-parashikuesi-i-fundit-te-botes-ja-pse-duhet-te-shqetesohemi-21040" }