Flet Robert Aliaj: Ja arsyeja e largimit tim nga skena

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:21 04-11-2015 Flet Robert Aliaj: Ja arsyeja e largimit tim nga skena

Anëtari i jurisë “Dance with me”, Robert Aliaj ka reaguar me anë të një komenti të gjatë, ku ka shpejguar arsyet e largimit të tij nga skena gjatë spektaklit të zhvilluar mbrëmjen e së hënës.

Aliaj ka theksuar se ka kërkuar që në episodin e parë të shfaqjes që skena e “Dance with me” të shfrytëzohej për të ndërtuar një dialog kulturor mes artistësh, një dialog me vlera publike dhe jo banalitete. Ai shprehet se largimi nga skena i dha mundësinë që të krijojë një raport të akullt me personazhet dhe lajthitjet e tyre.

Por, Aliaj nuk shprehet nëse do të rikthehet apo jo sërish në spektakël, megjithatë drejtuesja e emisionit, Alketa Vejsiu theksoi dje për Neësbomb.al se artisti nuk mund të largohet nga shfaqja për shkak të kontratës që ka lidhur.

Lexo edhe: Alketa Vejsiu komenton veprimin e Robert Aliajt: Kontrata juridike dhe morale ia ndalon largimin

Reagimi i Aliajt:

KUNDER ZBAVITJES “LOW-BROW” . Qysh ne episodin e pare kam kerkuar publikisht qe skena e “Dance with Me” te shfrytezohej per te ndertuar nje dialog kulturor mes artistesh, nje dialog me vlera publike, E ofron kjo platforme kete mundesi, Eshte nje format sa miqesor aq edhe familiar, ku mund te shkarkohet dashuri pafund, humor mbi te gjitha, por jo banalitet. Nuk po shfrytezohet kjo mundesi. Ne jemi pothuajse te gjithe prinder, dhe nuk duhet te harrojme qe ndiqemi masivisht nga familjet shqiptare. Ne kete kontekst, dua ti krijoj nje barrierre te forte vulgaritetit. E perditshmja e teleshikuesve tane eshte e ngarkuar me strese e veshtiresi te panumerta dhe ata me te drejte mbeshteten tek mediat, me besimin qe ajo do ti siguroje nje arratisje te çastit nga gërryerja erozive e realitetit te dhimshem. Paqartesite dhe mungesa e kultivimit te artisteve dhe e idhujve te tyre, nuk duhet te kthehet ne nje eksperience zvarritese per teleshikuesit. Ne kohen e Internetit dhe smartfoneve, disponueshmeria e kudogjendur e permbajtjes dhe komunikimit shpeshhere banal, duket qe po behet barre, akoma më stresuese, aspak zbavitese dhe pa impakt pozitiv ne gjendjen e tyre emocionale. Rreziku me kete lloj zbavitje “Low-Brow” do ti bëjë njerëzit të ndjehen fajtor qe na ndjekin, dhe ta perceptojne televizionin si nje stres-reliever.Braktisja ime mund te perceptohet edhe si trill i imi per te eksperimentuar the perjetuar ate qe ndjejne teleshikuesit me “Dance with me” Tjeter gje eshte ne skene, dhe tjeter gje eshte ekrani. Duke e konsideruar ekranin e tv si nje filter mbrojtes, mua mu dha mundesia te krijoj nje raport te akullt me personazhet, ti injoroj lajthitjet e tyre.

Do deshiroja ta shikoja vezhdimin e spektaklit ne nje kafe, ose internet shop, por do te ishte e pamundur ta ndiqja dhe te isha i perfshire njekohesisht. Desha ta jap vleresimin tim, per kete arsye qendrova ne nje nga zyrat tona te produksionit.

Une jam profesionist. Duhen kuptuar drejt marredheniet profesionale, duhet bere dallimi me ato afektive. Ne skene, une kam nje detyrim dhe nje mision si artist the si qytetar. Ne nje spektakel me permasa masive, ky mision mund te korruptohet dhe te devijoje, gje qe nuk mund ta toleroje.

 

Te gjithe personazheve u kam kerkuar qe te projektohen denjesisht para publikut, e perseris qe per ata eshte nje rast unik. Perfitoni, harrojini piket

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021674156188965
array(1) { ["section"]=> string(59) "flet-robert-aliaj-ja-arsyeja-e-largimit-tim-nga-skena-24615" }