Flet Roshi: Ja pse nuk e pasova topin në aksionin e fundit

Publikuar tek: sport, më 08:25 06-09-2015 Flet Roshi: Ja pse nuk e pasova topin në aksionin e fundit

Ishte minuta e 92-të e ndeshjes Danimarkë-Shqipëri, kur Odise Roshi shpërtheu fal shpëjetësisë së tij dhe u gjet i vetëm përpara portierit danez, por pa mundur dot të shënoj. Ndonëse, kishte mundësi të pasonte te lojtarët e tjerë që gjendeshin brenda zonës së Danimarkës, Roshi vendosi të godasë vetë topin, ndonëse nuk dha rezultat.

Lojtari fierak ka treguar pas ndeshjes se përse vendosi të gjuaj vetë topin dhe përse nuk pasoi te shokët e tij të skuadrës. Sipas tij, në atë moment ai nuk arriti të shihte asnjë lojtar brenda zonës daneze dhe duke mos pasur asnjë mundësi tjetër vendosi të godasë vetë.

“Unë e mora topin dhe vrapova me sa fuqi pata. Në momentin që hyra në zonë hodha vështrimin anash, por nuk pashë asnjë nga shokët, kështu që vendosa të gjuaja vetë. Nuk kisha ndonjë mundësi tjetër, më besoni! Tani pas ndeshjes mund të diskutojmë shumë gjëra, por mos harroni se aty është thjesht çështje sekonde. Nuk ke kaq shumë kohë për të analizuar”, ka deklaruar Roshi për Panorama Sport.

Roshi është shprehur gjithashtu se nuk ka komunikuar me tranjerin De Biasi në lidhje me këtë rast.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Danimarkës përfundoi në barazim 0-0.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Cana komenton golin e Portugalisë: Një leksion për ne, por djemtë po japin gjithçka. Rama: Respekt për kuqezinjtë
Gjimishti i suksesshëm jo vetëm në fushë, i lidhur me modelen seksi nga Serbia »
Article Logic
Execution time: 0.019868850708008
array(1) { ["section"]=> string(63) "flet-roshi-ja-pse-nuk-e-pasova-topin-ne-aksionin-e-fundit-20080" }