Flet shqiptari që pushtoi mediat botërore: Vizatimi i fytyrës, është kthyer në traditë për mua

Publikuar tek: sport, më 15:04 12-06-2016 Flet shqiptari që pushtoi mediat botërore: Vizatimi i fytyrës, është kthyer në traditë për mua

Besmir Limani  është djaloshi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës i cili jeton në Winthertur të Zvicrës, ndërsa për imazhin e tij si tifoz i flaktë i kombëtares shqiptare tash flet e gjithë media sportive evropiane.

Një rrëfim ekskluziv për portalin Drini.mk, Besmir Limani tregon emocionet e tija mbi këtë situatë, duke theksuar se ai bën gjithcka që ndjen për kombëtaren shqiptare, ndërsa promovimi mediatik është një vlersim i cili e bën të ndihet mirë.

“Sot jam i zhgënjyer sepse meritonim më shumë në ndeshjen ndaj Zvicrës, por ky është futbolli. Kombëtaren e dua dhe do ta mbështes derisa të marr frymë. Përpiqem të ndjek cdo ndeshje të saj dhe kjo është një virtyt familjar i imi. Ne jemi të dhënë shumë mbas kombëtares por edhe flamurit kuq e zi në përgjithësi. Vizatimi i fytyrës me shqiponjën dykrenare është kthyer në një traditë për mua në cdo ndeshje të kombëtares. Atë e realizoj vetë dhe për ta bërë në mënyrën më të mirë humbas rreth 5 orë para pasqyrës duke shfrytëzuar ngjyrë speciale. Nuk duhet të zhgënjehemi kurrë, djemtë tanë e kanë kryer misionin, tani vetëm duhet të festojmë promovimin tonë në arenën ndërkombëtare të futbollit, të tregojmë vlerat tona kulturore fillimisht pastaj edhe ato sportive” tha ekskluzivisht për Drini.mk, Besmir Limani

Faqet ndërkombëtares sportive si ajo zyrtare e UEFA-së, EURO 2016, media si BLICK, media franceze, gjitha mediat shqiptare ne Kosove, Shqiper, Maqedoni dhe të tjera tashmë qarkullonë foton me fytyrën e vizatuar të Besmir Limanit.

11224362_1691704921083084_8113441211516200374_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lorik Cana flet për kartonin e kuq dhe shanset që ka tani kombëtarja shqiptare
Caktohet arbitri për ndeshjen e Shqipërisë me Francën »
Article Logic
Execution time: 0.022751808166504
array(1) { ["section"]=> string(98) "flet-shqiptari-qe-pushtoi-mediat-boterore-vizatimi-i-fytyres-eshte-kthyer-ne-tradite-per-mua-43269" }