Flet vajza e Eli Farës, Marina: Si u rrita pa praninë e babait

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 07:36 26-08-2016 Flet vajza e Eli Farës, Marina: Si u rrita pa praninë e babait

Vajza e këngëtares së njohur shqiptare Eli Fara, Marina, është ndër vajzat që kryeson në listën e të jo të famshmëve.

Në një intervistë për  revistën “Story” Marina ka zbuluar stilin e jetës që bën, dhe familjen e saj.

Edhe pse ka vendosur të jetë larg botës së spektaklit, arrin të bëjë fansa për vete njësoj si një personazh televiziv. Marina zbulon në këtë intervistë atë që nuk mund të mësoni dot nga virtualiteti, si u rrit pranë nënës artiste, stili i jetës dhe si mundet të ketë trup seksi nga viti në vit, pushimet dimërore e verore, dhe menaxhimi i parasë.

Si ndiheh me famën që ke fituar në rrjetet sociale, pa qenë person publik?

Nuk do e përkufizoja konkretisht famë, por një person që zgjedh të ndajë përditshmërinë time në rrjetet sociale dhe për arsye të ndryshme ndiqem nga shumë persona. Dhe kjo gjë të them të drejtën nuk më shkakton ndonjë emocion specifik.

Je shndërruar në mbretëreshën e rrjeteve sociale kryesisht për format trupore. Është bukur të jetosh kështu?

Nuk ka ndonjë ndikim madhor në stilin tim të jetesës. Ajo çfarë unë ndaj në rrjetet sociale është pikërisht stili im konkret i të jetuarit pa patur ndikim të dyanshëm.

Je juriste në profesion, pra ke zgjedhur të jesh larg artit si nëna këngëtare, Eli Fara. Ke provuar ndonjëherë të këndosh?

Po, kam provuar të këndoj për kënaqësinë time, sepse muzika është një nga format më të bukura që njerëzit kanë për të shprehur atë që shpirti mban. Dhe për më tepër unë me muzikë jam rritur, që në ditët e mia të para të jetës.

Nëse do të ishe dhe ti pjesë e muzikës çfarë do të bëje ndryshe nga Eli?

Nëse do të dija të bëja diçka ndryshe apo më mirë se ajo do të isha bërë tashmë këngëtare. Por jam unë që mësoj nga Eli dita-ditës në jetë dhe karrierë.

Me cilët këngëtarë të njohur ke miqësi vërtet?

Duke qenë se jam rritur me një mama këngëtare kam shumë miq të tillë, që i kam njohur në rrethe shoqërore.

Duket se bën jetë ëndrrash, dëshirat e tua i bën realitet me fitimet nga muzika e mamit apo me paratë e tua?

Bëj një jetë të cilën mund ta përballoj me kursimet e mia personale. Por jeta ka ulje-ngritje gjithnjë, dhe prindi është personi më i afërt tek i cili mund të gjesh mbështetje.

Në fotot që postoni të dyja shkëmbeni shumë dashuri me njëra-tjetrën. Konfliktoheni si nënë e bijë dhe për çfarë keni më shumë mosmarrëveshje?

Ne jemi nënë e bijë, motra dhe shoqe e deri tani çdo debat ose mosmarrëveshje mes nesh ka qenë në sensin konstruktiv.

Ti je rritur me mamin, por a e ke ndjerë mungesen e babait dhe çfarë këshille do u jepje atyre që rriten vetëm me një prind?

Kam patur gjithë dashurinë e nevojshme nga çdo pjesëtar i familjes sime gjatë gjithë jetës. Çdo familje është unike dhe nuk kam një këshillë universale në këtë rast.

Je vajzë e fortë apo delikate, çfarë nuk përballon dot në jetë?

Në jetë ka momente ku je e brishtë, dhe momente kur tregohesh më e fortë se sa mendoje. Deri më tani çdo gjë në jetë e kam përballuar mjaft mirë, dhe mundohem të mos mendoj negativisht.

Njihesh dhe komentohesh shumë për bukurinë, të ndodh të marrësh oferta të çuditshme?

Mendoj që asnjë femre nuk duhet t’i vijnë oferta të çuditshme sepse njihet për bukurinë. Me duket korelacion i pavend dhe maskilist.

Po për shembull ka nga ata që të ofrojnë gjithçka për të qenë partneri apo burri yt?

Nuk di të them, sepse ëndrrat e njerëzve nuk mund t’i shoh.

A mund të na zbulosh stilin tënd të jetës, çfarë bën në një vit kalendarik?

Viti im kalon me angazhime profesionale, familjare, shoqërore dhe disa javë pushime verore dhe dimërore.

Je e prirur për të bërë më shumë qejf, dhe si argëtohesh në verë?

Çdo njeri është i prirur për të bërë qejf, por varet sa të lejon koha dhe mundësitë financiare. Vera ime zakonisht përmban pushime buzë detit. Të pasmet janë arma ime e fortë, rituali i pamjes seksi

Cili është rituali yt i bukurisë?

Mundohem të merrem sa më shumë me palestër, kryesisht për të qëndruar e shëndetshme, dhe më pas për të mbajtur trupin në formë. Trajtimet që kam ndjekur pothuajse rregullisht janë masazhet e ndryshme.

Je e rezervuar në ushqime, kufizohesh në llojshmërinë e menysë?

Nuk kam rezerva në të ngrënë pasi mendoj që trupi është vetërregullues dhe kërkon ato ushqime, për të cilat ka nevojë, gjithmonë duke mos tejkaluar masën.

Të pasmet janë arma jote e fortë, ke ndonjë sekret për t’i pasur në formë perfekte?

Të pasmet janë armë e çdo njeriu, jo vetëm e imja sepse populli ynë thotë për punë të vështira duhen të pasme. Por ndonjë sekret nuk kam përveç këshillat e instruktorëve ndërsa ushtrohem.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shenjat për mosfunksionimin e veshkave që nuk i dini
Vesa Luma, në formë pas lindjes (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.020824909210205
array(1) { ["section"]=> string(66) "flet-vajza-e-eli-fares-marina-si-u-rrita-pa-pranine-e-babait-50901" }