Flet Veliaj pas protestës së tregtarëve: Jam 100% i vërtetë! U kujton ‘’Mohitot’’ 8 mijë lekëshe dhe 2 drejtorët e Berishës të infiltruar

Publikuar tek: politike, më 12:33 27-02-2016 Flet Veliaj pas protestës së tregtarëve: Jam 100% i vërtetë! U kujton ‘’Mohitot’’ 8 mijë lekëshe dhe 2 drejtorët e Berishës të infiltruar

Flet Erion Veliaj pas protestës së tregtarëve: Jam 100% i vërtetë! Veliaj u kujton ‘’Mohitot’’ 8 mijë lekëshe tregëtarëve të Bllokut dhe flet për 2 drejtorët e Berishës të infiltruar në protestë.

“Sapo kam komunikuar me disa prej tyre me ata që besoj që janë tregtarë të vërtetë. Sepse duhet ta pranojmë që kur dy drejtorë të Berishës që drejtojnë këtë protestë, kjo vjen pak era protestë. Kur bashkia nuk merret me naftën, kjo është gjëja e parë.

Bashkia i ka zeruar taksat brenda lokalit të vet, është zero, Në momentin kur del jashtë, kjo është hapësirë publike. E di pse zihet? Se nuk kushton. Ajo që ne kemi vënë re është që hapësira publike kushton. Fakti që është publike, nuk do të thotë se është pa zot.

Në Paris zë një m2, në Romë, në Athinë 1m2. Tavolina të tipit divan apo tavolinë buke, jam 100% I vërtetë, premtova lirimin e trotuarëve, i lirova. Ju më flisni për disa tregtarë ku Mohito në Bllok është 8 mijë lekë, dhe tavolina është 500 lekë.

Ky është një vend kur një zonjushë kalon në trituar dhe e fishkëllejnë të gjithë sa kthen kurrizin. Sa punë ke, aq lekë nxirr. Kam mbështete nga gjithë nënat, vajzat, njerëzit seriozë të këtij qyteti.

Jeni vetë vajza dhe nëna, po e bëj për ju. Unë vetë s’kam lokal! Pronarë nafte e blloku dhe ankohen për 50 lekë? T’ju vijë turp! ...Vinë nga ana e anës dhe nuk dinë ku është liqeni, u fishkëllejnë grave të botës!"

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama e shpreh hapur që është feminist. "Unë nuk pranoj leksion nga burra që abuzojnë me gratë"
Malltezi për lejet mjedisore: Modeli që zuzarët përdorin për të shantazhuar hallexhinjte. Reagon qeveria »
Article Logic
Execution time: 0.01503586769104
array(1) { ["section"]=> string(136) "flet-veliaj-pas-protestes-se-tregtareve-jam-100-i-vertete-u-kujton-mohitot-8-mije-lekeshe-dhe-2-drejtoret-e-berishes-te-infiltruar-33675" }