Flet zv/ministrja italiane, ja kur do të zhvendosen Call Center-at nga Shqipëria

Publikuar tek: ekonomi, më 14:15 10-12-2016 Flet zv/ministrja italiane, ja kur do të zhvendosen Call Center-at nga Shqipëria

“Mirëmëngjesi, jam Sonila, përgjigjem nga Shqipëria, si mund të ju ndihmoj?”. “Po ju falënderoj, por unë preferoj të flas me një operator nga Italia.”

Kështu e nis shkrimin e tij e përditshmja italiane “Corriere Della Sera” në lidhje me ndryshimin e amendamenteve për “Call Center”, që pritet të prekin masivisht Shqipërinë.

“Që nga prilli, ne mund të zgjedhin nëse duam të flasim në telefon me një italian. Legjislacioni, në sajë të një amendamenti të përfshirë në “Ligjin e buxhetit të miratuar më 7 dhjetor”, do të detyrojë kompanitë të njoftojnë paraprakisht vendin ku ndodhet fizikisht personi për të siguruar se bëhet fjalë për një operator nga Italia, ose nga një vend tjetër të BE-së “, shkruan “Corriere”.

Pikërisht në lidhje me këto ndryshime, gazeta italiane ka pyetur zëvendësministres e Ekonomisë në Itali, Teressa Bellanova, e cila ka shpjeguar situatën dhe çfarë do të ndodhë.

Sipas zv/ministres Bellanova, kompanive që operojnë jashtë Italisë u është lënë kohë 90 ditë për t’u organizuar dhe zhvendosur nëse ndodhen në territore jashtë BE-së, siç është rasti i Shqipërisë.

Rregullorja do të hyjë në fuqi 90 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Rregulli vlen edhe për kompanitë që kanë vendosur tashmë degët jashtë vendit.

“Prandaj ligji lë tre muaj kohë për të organizuar“, thotë Bellanova, një nga persona më shumë aktiv në këtë front.

“Corriere” shkruan se të bisedosh me një operator jashtë Italisë është shumë e shpeshtë. “Kompanitë italiane kanë zhvendosur qendrat e tyre të thirrjeve në një zonë me dendësi të lartë të fuqisë punëtore dhe jashtë vendit, në vende të tilla si Shqipëria, ku kostoja e punës është më e lirë.”

Por çfarë ndodh me kompanitë që nuk do të zhvendosen? “Është parashikuar një gjobë prej 50,000 euro në ditë”, thotë Bellanova, e cila shton se për të marrë përgjigje dhe asistencë tashmë do të mund të flasim vetëm me një punëtor italian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024657964706421
array(1) { ["section"]=> string(85) "flet-zv-ministrja-italiane-ja-kur-do-te-zhvendosen-call-center-at-nga-shqiperia-62226" }