Floriana Garo në një rrëfim “pa doreza” për të fejuarin: Nuk kam 100% vëmendjen që doja, ai nuk është multimilioner

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:27 30-09-2017 Floriana Garo në një rrëfim “pa doreza” për të fejuarin: Nuk kam 100% vëmendjen që doja, ai nuk është multimilioner

Moderatorja e njohur Floriana Garo ka rrëfyer për emisionin “Lart e Poshtë” për jetën e saj të re krah partnerit Enis Daci në Gjenevë.

Garo ka rrëfyer se s’është aspak e lehtë të zhvendosesh kaq shpesh e të ndryshosh mënyrën e jetesës por ajo është mësuar tanimë.

“Sigurisht që nuk është e thjeshtë.  Më është dashur shumë herë t’ia nis nga e para në jetën time. Nga Durrësi në Dakotën e veriut, pastaj në New York, pastaj në Tiranë. Kërkon guxim për të provuar gjëra të reja, por jeta është bërë për t’u shijuar në forma dhe mënyra të ndryshme. Unë kam një aftësi për t’u përshtatur lehtësisht, por do t’ja këshilloja këtë gjë kujtdo. Karriera është e rëndësishme, por dashuria pak më shumë”, ka rrëfyer moderatorja ndërsa thotë se e streson fakti që i fejuari i saj Enisi punon shumë dhe ata me zor gjejnë kohën për të ndenjur bashkë.

“Enisi është i zënë me punë, takime dhe klientë. Ajo që më streson dhe më sfidon është që Enisi punon shumë. Kur jemi njohur në llim ishim të dy pushim dhe kalonim kohën bashkë, kurse tani duhet të gjejmë kohë gjatë ditës për të ndejtur bashkë, pra nuk kam 100% vëmendjen që do të doja,” tregon ajo. Sdë më vete janë edhe udhëtimet, që nuk mund t’i bëjë në sasinë që do të donte, sepse sigurisht Enisi është në punë. Nuk jam e martuar me një multimilioner. Shtëpia është e ngrohtë dhe e rehatshme për ne të dy dhe familjen që do të krijojmë”, është shprehur Floriana ndërsa është ndalur edhe te lajmi i shtatzanisë që mori dhenë.

"E kam dëgjuar lajmin e shtatzënisë. Kjo tregon se nuk po kujdesem mjaftueshëm për trupin tim këto kohë dhe duhet t’i rikthehem palestrës dhe fitnessit",- tha Floriana  ndërsa tregoi gjithashtu se ka filluar një kurs të gjuhës frënge e po kujdeset për imazhin e kompanisë së bashkëshortit të saj në Zvicër. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditja e makinës së zv.drejtorit të policisë me Audi të blindura në Elbasan, dalin pamjet e pacensuruara të incidentit (VIDEO)
Deputetët rrihen në emision live, reagon Olti Curri: I lumtë dora këtij tipit »
Article Logic
Execution time: 0.010452032089233
array(1) { ["section"]=> string(116) "floriana-garo-ne-nje-rrefim-pa-doreza-per-te-fejuarin-nuk-kam-100-vemendjen-qe-doja-ai-nuk-eshte-multimilioner-94239" }