Floriana Garo publikon foton e Zonjës së Parë Odeta Nishani, por dikush i thotë se ka veshur fustanin ''skandaloz''

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:32 26-12-2015 Floriana Garo publikon foton e Zonjës së Parë Odeta Nishani, por dikush i thotë se ka veshur fustanin ''skandaloz''

“Sot në ‘’Jo vetëm modë’’ vjen një speciale e detajuar për Ballon Presidenciale 2015 të zhvilluar në Pallatin e Brigadave! Të gjitha veçantitë e kësaj mbrëmjeje gala, kauza humanitare që mbarti, të ftuarit, performancat, fustanet e mrekullueshëm të zonjave dhe surprizat vijnë sot në oren 20.05 vetëm në TV Klan!’’, shkruan moderatorja Floriana Garo.

Por menjëherë një komentuese i shkruan se megjithë respektin që ka për Zonjën  e Parë, Odeta Nishani, ajo ka veshur fustanin që shkel  kodin e etikës.

Ja çfarë i shkruan komentuesja:

“ Me gjithë respektin për zonjën Odeta..mendoj që fustani që ka veshur është joserioz dhe nuk i përket zonjës së parë..pasi dekolteja është bukur e hapur, gjë që nuk ja lejon kodi i etikës së një zonje serioze e aq më pak zonjës së parë…

Fustani ka aq shumë laramani sa që qaforja është e tepërt..do të shkonte vetëm nëse fustani do ishte një ngjyrësh..fustani nuk është i përshtatshëm për ballo e aq më pak për zonjën e parë të shtetit.

Këto janë vetëm disa kritika sipërfaqsore pasi që ka edhe shumë detaje në fustan që nuk janë në rregull siç është gjatësia që nuk është as midi as i gjatë, pasi gjatësinë nuk ja ka lënë aq sa duhet.

 Pastaj pjesa e sipërme nuk është e përfunduar direkt në vijën e belit etj etj.Pra për mendimin tim është total diçka skandaloze që i është përgatitur zonjës. Respekt edhe një herë, e pashë të arsyeshme ta jap këtë kritikë pasi e kam këtë profesion. Faleminderit!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023618936538696
array(1) { ["section"]=> string(116) "floriana-garo-publikon-foton-e-zonjes-se-pare-odeta-nishani-por-dikush-i-thote-se-ka-veshur-fustanin-skandaloz-28622" }