Flutura Açka në krah të Rita Petros, publikon një poezi: Për ca që edhe vrimat e syve u kanë zënë lesh

Publikuar tek: kulture-art, më 12:38 26-12-2015 Flutura Açka në krah të Rita Petros, publikon një poezi: Për ca që edhe vrimat e syve u kanë zënë lesh Flutura Açka

Shkrimtarja Flutura Açka del në krah të koleges së saj Rita Petro pas “furtunës” mediatike e sociale që shkaktoi librim “Vrima”, prej të cilit Petro fitoi edhe çmimin e dorëzuar nga kryeministri Rama e ministrja e kulturës Mirela Kumbaro. Açka publikon një poezi të titulluar “Vesi i Burrit”ndërsa shkruan: “Zahmet edhe për ca shefica të "klubit të miqve" të letërsisë që ta lexojnë, të cilave, për fat të keq, edhe vrimat e syve u kanë zënë lesh”.

"Shumë miq më kërkuan këto ditë se përse nuk po thoja asnjë fjalë për debatin e fundit mbi letërsinë erotike në Shqipëri. E para, nuk e kam ndjekur debatin të gjithin, por padyshim jam pro Rita Petros. E dyta, ku është përcaktuar se çfarë është dhe çfarë nuk është poezi? Poezia dhe letërsia janë si kozmosi, të pafund. E treta, çmimet shqiptare, janë vlerësime shqiptare, në të shumtën e tyre të pasakta dhe shpesh të përfolura, edhe kur janë të drejta. Një mekanizën që e kam vuajtur dhe e njoh mirë. Por për miqtë e mi, si përshëndetje për fundjavë, po risjell këtë poezi të vitit 2006, që një mikeshë e poezisë e publikoi në faqen e vet këto ditë. Zahmet edhe për ca shefica të "klubit të miqve" të letërsisë që ta lexojnë, të cilave, për fat të keq, edhe vrimat e syve u kanë zënë lesh.

"Vesi" i burrit

Më mori malli për "vesin"

e zakonshëm të burrit

mbi trupin tim,

të më zgjojë çlirim.

Në fund të humbjes së arsyes

kur koha t'i humbë vektorët me hapësirën

dhe kujtesa të jetë bërë shuk

në cep të kafkës,

të më thotë me zë shpirti:

Klith,

dua të ta dëgjoj rënkimin!

Më mori malli për "vesin"

e përveçëm të burri,

të më pushtojë

e të harrojë gjer tani

me trupat tanë çka ngjarë

dhe të më thotë sërish:

Sot të desha si kurrë më parë!

Se jemi njerëz

dhe njeriu ka nevojë për njerëzoren;

se kemi arsye

dhe shpesh arsyet verbohen.

Më mori malli për "vesin" e burrit,

të burrit që dua

dhe e kërkon "vesin" pa drojë në mua.

Tiranë 2006"

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Peticioni, kërkojnë heqjen e çmimit për ‘’Vrimën’’ e Rita Petro
Koleksionisti shqiptar, gjen me dhjetra sende kur gërmonte tokën. Shikoni fotot me objektet e rralla »
Article Logic
Execution time: 0.0043649673461914
array(1) { ["section"]=> string(106) "flutura-acka-ne-krah-te-rita-petros-publikon-nje-poezi-per-ca-qe-edhe-vrimat-e-syve-u-kane-zene-lesh-28601" }