FMN-ja udhëzime Shqipërisë: Rritje ekonomike mbi 4.5%, të përmirësohet sistemi i taksave

Publikuar tek: ekonomi, më 12:13 24-05-2016 FMN-ja udhëzime Shqipërisë: Rritje ekonomike mbi 4.5%, të përmirësohet sistemi i taksave

FMN-ja paraqet ecurinë e Shqipërisë në sistemin ekonomik, kryesisht tek biznesi shqiptar dhe ai i huaj, duke dhënë udhëzime të qarta.

Sipas përfaqësueses së Bankës Botërore së Shqipërisë, Tahseen Sayed, sfida e sotme është rritja e vendeve të punës. “Shqipëria mund të pësojë ndyshime ekonomike. Eksportet shqiptare shënojnë 35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Me rritjen ekonomisë ka gjasta të ulen kostot e punës”, tha Sayed.

Progresi ka qëndrueshmëri, por gjithsesi është akoma i ulët. Duhet të zbatohet  një strategji për të investuar. Shqipëria po përpiqet të ecë në hapat e duhur.


Ndërsa shefi i Misionit të FMN , Reinke u shpreh: “Përsa i përket zhvillimit makroekonomik gjërat kanë një përmirësim të vazhdueshëm. Qeveria ka qenë e kujdesshme për të kontrolluar shpenzimet. Reforma strukturore po ecën para, psh në sektorin e energjisë. Duhet punuar fort për të arritur standardet e BE-së.  Shqipëria ka më shumë nevojë për investime të huaja. investitorët ndërkombëtar kanë dhënë disa shenja të caktuara për interesin që kanë ndaj Shqipërisë".

Sipas Reinke, përmirësimi i klimës së biznesit mund të arrihet me realizimin e Reformës në Drejtësi, me funksionimin e administratës tatimore dhe me stabilitetin në sistemin rregullator të bizneseve.  

Ndërsa ministri Ahmetaj theksoi se ekonomia shqiptare është rritur në mënyrë graduale. Ndryshe nga rajoni, Shqipëria  ka rritje të qëndrueshme. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021617889404297
array(1) { ["section"]=> string(91) "fmn-ja-udhezime-shqiperise-rritje-ekonomike-mbi-4-5-te-permiresohet-sistemi-i-taksave-41346" }