FMN kërkon rikthimin e taksës së sheshtë, Berisha: Piktori xhahil tha se do sillte bum të ardhurash

Publikuar tek: politike, më 14:06 07-08-2015 FMN kërkon rikthimin e taksës së sheshtë, Berisha: Piktori xhahil tha se do sillte bum të ardhurash

Pas kërkesës së FMN për rikthimin e taksës së sheshtë ka reaguar ish kryeministri Berisha duke sulmuar drejtpërdrejt kryeministrin Rama që sipas tij  “ka rrënuar mijëra vende pune, duke ngritur në qiell taksën e Maksit, taksën progresive”.

“Të dashur miq, sot me kërkesën për rikthimin tek taksa e sheshtë, pra modeli ynë ekonomik, Fondi Monetar Ndërkombetar lexon nekrologjinë e antimodelit ekonomik të piktorit dështak.

Ai deklaroi se taksa e sheshte solli bum të ardhurash! Shqiptaret e mbajnë mend se si piktori xhahil në ekonomi bëri fushatën duke vjellë vrer, urrejtje, injorancë kundër takses së sheshtë dhe ngritur në qiell taksën e Marksit, taksën progresive. Pasi rrënoi dhjetera mijera vende pune, rriti me 3.8 here mjerimin ne vend, rriti me 38% papunesine e shqiptareve, bllokoi për dy vite rrogat e tyre duke bërë që sot cdo rrogëtar të marrë 12% më pak se dy vjet më parë, pasi largoi qindra e mijëra biznese te huaja dhe shqiptare dhe 295 miliarde leke nga vendi, pasi rriti borxhin publik nga 62% ne 74%, anti modeli i tij apo modeli i taksës së Marksit dështoi plotesisht dhe u varros me kërkesën e FMN për rikthimin e taksës së sheshte, taksë qe u dëshmua shpëtimtare për ekonomine shqiptare nga recesioni në dy mandatet e qeverisë së PD!”, përfundon Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i përkthen librin Ornelës, motrës së Laura Vorpsit, shkrimtarja: Edi ka bërë një mrekulli. Dhurata për kombin
Veliaj në Kashar: Në fund të mandatit do të kemi 5 parqe në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.024332046508789
array(1) { ["section"]=> string(103) "fmn-kerkon-rikthimin-e-takses-se-sheshte-berisha-piktori-xhahil-tha-se-do-sillte-bum-te-ardhurash-17937" }