FMN kritika qeverisë: Hapni vende pune, kufizoni PPP dhe anuloni këto masa për sistemin fiskal (E PLOTË)

Publikuar tek: ekonomi, më 19:17 20-11-2018 FMN kritika qeverisë: Hapni vende pune, kufizoni PPP dhe anuloni këto masa për sistemin fiskal (E PLOTË)

Fondi Monetar Ndërkombëtar këshillon qeverinë shqiptare të tregojë kujdes me ofertat e pakërkuara për partneritet publik-privat, si dhe i kërkon të anulojë disa masa të marra ad-hoc” për sistemin fiskal.

Në një raport të publikuar në përfundim të misionit në vendin tonë, FMN i bën thirrje qeverisë të hapë vende pune për të frenuar emigracionin.

“Rritja ekonomike e Shqipërisë ka ndjekur prirjen rritëse vitet e fundit, ndërkohë që vendi ka përfituar nga reformat e zbatuara dhe nga zgjerimi ekonomik i partnerëve të saj tregtarë europianë. Në të njëjtën kohë, mbetet shumë për të bërë që rritja ekonomike të jetë më e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe që të dobësojë shtysat për emigracion. Është po ashtu e rëndësishme të vendosen amortizues më të fuqishëm, sidomos tani që janë rritur risqet ndaj së ardhmes ekonomike të Evropës.

Në reformat kyçe përfshihet fuqizimi i shtetit ligjor dhe institucioneve ekonomike, heqja e pengesave ndaj rritjes së investimeve dhe kursimeve private dhe zvogëlimi i borxhit publik me ritëm më të shpejtë nëpërmjet përmirësimit të menaxhimit të investimeve publike dhe zgjerimit të bazës së të ardhurave fiskale. Gjithashtu, ruajtja e stabilitetit financiar ndërkohë që arkitektura e sektorit bankar është duke ndryshuar e rrit kompleksitetin e mbikqyrjes financiare. Përparimi në këto fronte do ta ndihmonte Shqipërinë edhe në ecjen e saj përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian”, thuhet në deklaratën e FMN.

CS-Albania AIV 20 Nov 2018_Albanian by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19107699394226
array(1) { ["section"]=> string(107) "fmn-kritika-qeverise-hapni-vende-pune-kufizoni-ppp-dhe-anuloni-keto-masa-per-sistemin-fiskal-e-plote-142229" }