FMN sjell zyrtarin e lartë në Shqipëri për KONTROLL dhe thotë: U impresionova nga reformat

Publikuar tek: ekonomi, më 12:27 14-02-2018 FMN sjell zyrtarin e lartë në Shqipëri për KONTROLL dhe thotë: U impresionova nga reformat

“Pashë një vend që ka bërë progres të admirueshëm në reduktimin e varfërisë, ruajtjen e stabilitetit dhe zhvillimin e ekonomisë. Kjo u arrit falë reformave të rëndësishme të implementuara në Shqipëri”.

Eshtë deklarata zyrtare e bërë nga Tao Zhang, zv.drejtori i Menaxhimit i Fondit Monetar Ndërkombëtar I cili ka vizituar këto ditë Shqipërinë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Financave Arben Ahmetaj, drejtorin e Bankës Qendrore Gent Sejko dhe zyrtarë të tjerë të cilët I falenderon po ashtu në deklaratë për pritjen e ngrohtë.

“Në diskutim me autoritetet, theksova se është momenti që të ecet përpara me reformat. Ekonomia botërore është në rritje. Kjo përfshin Evropën, ku inflacioni dhe normat e interesit mbeten të ulëta. Megjithatë, këto kushte të jashtme të admirueshme nuk do të zgjasin gjithmonë. Kështu tani, është koha të shtyhen përpara reformat për të ndërtuar një mbrojtje të fortë ekonomike dhe financiare”, shprehet Tao Zhang.

Por ka disa sugjerime konkrete nga FMN për ekonominë shqiptare. Kjo përfshin sipas tij, përmirësimet në infrastrukturë, edukim, klimën e biznesit dhe veçanërisht vendosjen e shtetit ligjor. “Reduktimi I borxhit public është një qëllim I rëndësishëm që duhet të arrihet me forcimin e menaxhimit të shpenzimeve publike dhe sistemin e taksave” thuhet në deklaratën e Zhang.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për herë të parë në Shqipëri, ministri i Ramës tregon rekordin e parë që nga 2010-ta
»
Article Logic
Execution time: 0.043204069137573
array(1) { ["section"]=> string(96) "fmn-sjell-zyrtarin-e-larte-ne-shqiperi-per-kontroll-dhe-thote-u-impresionova-nga-reformat-110213" }