FMTK: Asnjë lloj reagimi nga Ministria e Kulturës për masakrën e sitin të Durrësit

Publikuar tek: kulture-art, më 20:22 18-04-2015 FMTK: Asnjë lloj reagimi nga Ministria e Kulturës për masakrën e sitin të Durrësit Forumi për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

Sot, në ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe siteve Forumi për Mbrojtjen dhe Trashëgiminë Kulturore,  ka dalë me një bilanc të vetin sa i takon raportit të monumenteve dhe siteve për të cilin Forumi thotë se asnjëherë në Shqipëri një bilanc i tillë nuk del pozitive.

Forum i Trashëgimisë i liston Ministrisë së Kulturës masakrën e sitit arkeologjik në Durrës, Butrintin, çështjen e Kalasë së Lezhës apo sitin e shumëdebatuar të Komanit duke ia atribuar nga ana tjetër shoqërisë civile meritat për mosdëmtimin e tyre në mënyrë të pakthyeshme.

"Sot, më 18 Prill, është dita nderkombetare e monumenteve dhe siteve. Shpesh datat e shënuara shërbejnë dhe si pika referimi për të bërë bilancet. Dhe bilancet në Shqipëri, në raport me monumentet dhe sitet nuk dalin pozitive. Janë denoncuar mjaft çështje në fushën e trashëgimisë nga shoqeria civile, por kemi parë ose mungesë të reagimit të duhur, ose një reagim apatik e ndonjëherë dhe më shumë vonesë. Megjithë masakren e bërë në një sit arkeologjik në Durrës, një nga zbulimet më interesante të 40 viteve te fundit, sot nuk kemi asnjë lloj denoncimi nga Ministria e Kulturës. Megjithëse shoqëria civile denoncoi një aferë bërë me pronat, duke arritur deri në privatizimin e një siti arkeologjik, pasuri botërore e njerëzimit, si Butrinti, ende nuk kemi një sqarim real te publikut dhe një qëndrim dinjitoz të shtetit shqiptar. Reagimi apatik që patëm në çështjen e Kalasë së Lezhës, apo dhe të sitit arkeologjik të Komanit, site këto që pa reagimin energjik të shoqërise civile do qenë dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme Ne e kuptojmë që niveli ekonomik ku ndodhet Shqipëria sjell kufizime e mungesa në fondet e duhura. Por kjo asesi nuk justifikon sasinë fare të pamjaftueshme të fondeve që destinohen për trashëgiminë. Kjo pasi dëmet që pëson trashëgimia janë të parikthyeshme.

Duke theksuar qëe shohim një ndryshim qëndrimi në kahjen pozitive të ekipit aktual të Ministrisë së Kulturës, theksojmë që e konsiderojmë të pamjaftueshme dhe amatoreske çfarë është bërë në fushën e trashëgimisë. Shpresojmë që dhe kjo deklarate do ndikojë në tërheqjen e mëtejeshme të vëmendjes karshi qeveritareve qendrore, por sidomos dhe kandidatëve të shpallur për të konkuruar per qeverisjet vendore, për të pasur më shumë dashuri për monumentet, më shumë përpjekje për mirembajtjen dhe restaurimin e tyre, më shumëbuxhete ne dispozicion për të realizuar këtë objektiv”, përmbyll deklaratën Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjirokastra e dyta në vendet “sekrete” më të bukura të Evropës
AKT, Dhame: Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë nga vizitorët e huaj »
Article Logic
Execution time: 0.020036935806274
array(1) { ["section"]=> string(86) "fmtk-asnje-lloj-reagimi-nga-ministria-e-kultures-per-masakren-e-sitin-te-durresit-9127" }