Fondacioni “Rotary Club” i Francës rikonstrukturon shkollën në Qeparo (FOTO)

Publikuar tek: ekonomi, më 09:44 23-08-2017 Fondacioni “Rotary Club” i Francës rikonstrukturon shkollën në Qeparo (FOTO)

Fondacioni “Rotary Club” i Francës rikonstrukturon shkollën në Qeparo. Në qytetin Minju fondacioni internacional “Rotary club” dega e Minju vendosi intinerarin dhe datat që do të vizitojë Shqipërinë, dhe në përfundim të turit do t’i dorëzojë kryebashkiakut të Himarës çekun e mbledhur me shumën për rikonstruksionin e shkollës në Qeparo.

Shumë kjo është mbledhur nga dhurata të qytetarëve të ndryshëm e donatorë.

Në bazë të një marrëveshje të shkruar mes kryebashkiakut të Himarës dhe përfaqësuesve të këtij fondacioni është rënë dakort që bashkia Himarë do të kryejë të gjitha punimet e nevojshme për shkollën në Qeparo dhe kostoja e këtij rikonstruksioni do të paguhet në fund të punimeve.

Misheli, Debora, Zhanina dhe pjestarët e tjerë të fondacionit pas informacioneve të marra rreth Shqipërise vendosen në grup që të vizitojnë e të qendrojnë në Shqipëri dhjetë ditë një grup prej afro 35 personash.

Itinerari do të jetë Tirana, do vizitojnë Krujën, Pogradecin, Korcën, Apoloninë, Ardenicën, Beratin, Gjirokastrën, Butrintin, Himarën, Qeparon dhe Vlorën.

 Nismëtarja e këtij projekti Deborah Auge e cila ka vite që viziton Shqiperinë është shprehur se është një nismë e përqafuar e mbështetur nga shumë miq e dashamirës të “Rotary Club” të cilët si ata dhe miq të tjerë kanë kontribuar në të holla për rikonstruksionin e një shkolle në Qeparo Deborah Auge.

Përfaqësia e grupit vendosi datat dhe itinerarin se ku do të kalojnë e cilat qytete do të vizitojnë në qershor të vitit 2018.

shkolla.jpghkolla.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022363901138306
array(1) { ["section"]=> string(78) "fondacioni-rotary-club-i-frances-rikonstrukturon-shkollen-ne-qeparo-foto-89906" }