Forcat e Armatosura nisin rikonstruktimin e urës së Bunës (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:16 24-04-2017 Forcat e Armatosura nisin rikonstruktimin e urës së Bunës (FOTOT)

Xhenierët e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, nisën sot rindërtimin e urës së Bunës në qytetin e Shkodrës.

Në fillimin e punimeve ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes  Mimi Kodheli, e cila shoqërohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në fjalën e saj, ministrja Kodheli e konsideroi urën e Bunës si një ndër urat më të bukura dhe me vlera historike, jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë Shqipërinë. Për rikonstruksionin e kësaj ure, znj. Kodheli vlerësoi ministrin Bushati, këmbëngulja e të cilit tha ajo, ka bërë të mundur lëvrimin e fondit të nevojshëm për rindërtimin e saj.

“Na është dashur shumë pak për t’iu përgjigjur pozitivisht insistimit prej disa ditësh të qeverisë shqiptare, për të nxjerrë paratë e nevojshme për të bërë rikonstruksionin e urës. Pa shtytjen e ministrit Bushati edhe të qytetarëve shkodranë, realisht nuk do të ishte bërë e mundur që punimet për këtë urë të fillonin kaq shpejt.”- tha ministrja Kodheli, e cila nuk la pa falënderuar edhe gatishmërinë e Forcave të Armatosura, edhe pse siç theksoi ajo, ura nuk është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, por e pushtetit lokal.

Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati falenderoi Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit për kontributin e dhënë jo vetëm për rindërtimin e urës së Bunës, por edhe në realizimin e një projekti ambicioz për të gjithë atë zonë. “Në fakt ishte një zotim që së bashku me kryeministrin e morëm para 10 ditësh kur kishim një bashkëbisedim me të rinjtë në Shkodër. Është një projekt i cili është më ambicioz sesa kjo që prezantohet sot. Sot jemi thjesht në fazën e parë ku shpresoj për 4 ose 5 javë ne do ta bëjmë urën të kalueshme. Do t’i japim mundësi qytetarëve të Shkodrës në radhë të parë, por edhe të tjerëve që dëshirojnë të vizitojnë Shkodrën edhe bukuritë rreth e përqark liqenit.”- tha ai.

Punimet për rindërtimin e urës së vjetër të Bunës, e cila është e gjatë 166 m, priten të zgjasin rreth një muaj. Duke qenë edhe monument kulture, e ndërtuar mbi një shekull më parë, mbi urën e Bunës nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve.

ft.jpg

ft1.jpg

 

ft2.jpg

ft3.jpg

ft4.jpg

 ft5.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush i hodhi naftë pemëve në Mirditë gjatë mesnatës? “Kërcënimi” i DMPBM
Sekuestrohen 121 pako me kanabis te “Piramida 54” në kufi me Greqinë »
Article Logic
Execution time: 0.023467063903809
array(1) { ["section"]=> string(69) "forcat-e-armatosura-nisin-rikonstruktimin-e-ures-se-bunes-fotot-76289" }