Formati Champions League do pësojë ndryshime rrënjësore

Publikuar tek: sport, më 17:20 31-05-2016 Formati Champions League do pësojë ndryshime rrënjësore

Uefa do të vendosë shumë shpejt për ndyshimet që do të prekin një nga kompeticionet më të rëndësishme të futbollit në botë, Ligën e Kampionëve.

Formati i ri që do të aplikohet nga viti 2018 pritet të përfundojë në fund të vitit., por takimet me dyer të mbyllura e kanë vështirësuar zbulimin e ndryshimeve të propozuara. Megjithatë disa media ndërkombëtare sportive sugjerojnë se do të ketë ndryshime në fazën e grupeve.

Formati i ri mund të prekë edhe mekanizmin e hyrjes në Ligën e Kampionëve. Ligave të forta mund t’i sigurohen më shumë vende ndërsa klubeve të mëdha mund t’i garantohet hyrja, raporton Newsbomb.al

Një tjetër ndryshim i mundshëm është edhe ai i ditës së ndeshjeve. Ndryshe nga e marta dhe e mërkura, ndeshjet mund të zhvillohen në fundjavë për të tërhequr sa më shumë audiencë aziatike dhe amerikane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gara në 'Euro2016', çfarë duhet të bëjnë shqiptarët që Kulla Eiffel të ndriçohet kuq e zi
Frika nga sulmet, rishikohen masat e sigurisë në Stade de France »
Article Logic
Execution time: 0.014549970626831
array(1) { ["section"]=> string(61) "formati-champions-league-do-pesoje-ndryshime-rrenjesore-42038" }