Formula për fshirjen e detyrimeve, Ahmetaj: Këto janë gjobat që do të falen

Publikuar tek: ekonomi, më 20:42 27-12-2016 Formula për fshirjen e detyrimeve, Ahmetaj: Këto janë gjobat që do të falen

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka bërë të ditur se është vendosur formula që do të përdoret për fshirjen e detyrimeve të bizneseve në tatime dhe dogana, ndërsa për sa i përket automjeteve edhe këtë vit nuk është parashikuar asnjë fshirje detyrimesh.

“Deri më 31 dhjetor të 2010 mund të ketë një fshirje. Një janar 2011 -31 dhjetor 2014 paguaj 100 % të principalit të të falet gjoba”,-tha Ahmetaj.

Në këtë draft do të përfshihet edhe fshirja e plotë e gjobave prej 10 mijë lekë që u vendosen nga sistemi tatimor në qershor të këtij viti për mosdeklarim në kohë të punonjësve.

Ministri Ahmetaj lajmëroi edhe rritje të pagës minimale për sektorin privat ndonëse në vlera modeste.

“Jemi duke folur për lëvizje modeste të cilat janë lëvizje mekanike të pagës minimale”,-shtoi më tej ministri i Financave.

Gjatë analizës 11 mujore të këtij viti, Ahmetaj tha se këto ditë hetimi tatimor po kalon në skaner të gjitha kompanitë që kanë abuzuar me niptin sekondar, gjë që ka bërë që shteti të humb TVSH-në.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020162105560303
array(1) { ["section"]=> string(79) "formula-per-fshirjen-e-detyrimeve-ahmetaj-keto-jane-gjobat-qe-do-te-falen-63955" }