“Forum Ilirida” tani edhe në Lubjanë

Publikuar tek: kulture-art, më 13:19 19-01-2015 “Forum Ilirida” tani edhe në Lubjanë

Shoqata kulturore, ekonomike dhe arsimore e shqiptarëve “Forum Ilirida”, e themeluar vetëm gjashtë muaj më parë, hapi sot zyrat e veta në qytetin e Lubjanës.

Zyrat do të jenë në funksion të takimeve dhe veprimtarive socio-ekonomiko-kulturore për shqiptarët.

 Në fokus të shoqatës do jetë promovimi i imazhit të shqiptarëve, integrimi i tyre në shoqërinë sllovene, vendosja e lidhjeve ekonomike si dhe mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët shqipëtarë.

 Ambasada shqiptare në Slloveni përshëndeti këtë nismë duke vënë theksAin në rolin e rëndësishëm që ajo ka.

Njëherazi, shprehu edhe gatishmërinë për mbështetjen e gjithë veprimtarisë të “Forum Ilirida.”

 Të pranishëm në ceremoninë e inagurimit ishin edhe drejtuesit e shoqatës :Zejnulla Bilali, Avni Sejfulli dhe Xhevat Nuredini.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjen "Skëndërbeu i pagjumë"
Filmi shqiptar, zyrtarisht në Berlinale »
Article Logic
Execution time: 0.019948959350586
array(1) { ["section"]=> string(38) "forum-ilirida-tani-edhe-ne-lubjane-937" }