Forumi Mysliman-birrës "Tirana": Hiqni xhaminë e Et’hem Beut nga etiketa

Publikuar tek: slide-lajm-kryesor, më 18:41 22-01-2015 Forumi Mysliman-birrës Birra Tirana dhe Xhamia e Et'hem Beut

Ajo që ka ndodhur është se birra Tirana ka vendosur si etiketë të saj pikërisht Xhaminë e Et’hem Beut. Kjo ka irrituar komunitetin Mysliman, të cilët jo vetëm kanë reaguar, por kërkojnë ndalimin e këtij produkti në treg

Një konflikt i ri, por këtë radhë mes komunitetit mysliman dhe një firme private, birrës Tirana. Ajo që ka ndodhur është se birra Tirana ka vendosur si etiketë të saj pikërisht Xhaminë e Et’hem Beut. Kjo ka irrituar komunitetin Mysliman, të cilët jo vetëm kanë reaguar, por kërkojnë ndalimin e këtij produkti në treg. Dihet nga të gjithë se pijet alkolike janë të ndaluara nga feja islame.

Në rrjetet sociale, dashamirësit e fesë islame, si dhe besimtarët kërkuan heqjen e menjëhershme nga qarkullimi të këtij produkti.

Në gazetën e tyre “Mendimi” stafi drejtues i kësaj gazete, i kërkon komunitetit mysliman të reagojë menjëherë për këtë veprim, që mbështetësit e fesë islame e konsiderojnë një provokim të panevojshëm.

Ndërkohe që sekretari i Forumit Mysliman të Shqipërisë Roald Hysa tha për newsbomb.al se mund të ekzistojë pretendimi për pamjen e Tiranës, “por ka një mospërputhje mes xhamisë së Et’hem Beut dhe reklamimit në një pije alkoolike”. “Nuk kemi gjë personale me prodhuesit, themi se ata duhet ta marrin në konsideratë kërkesën tonë”, thotë Hysa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024830102920532
array(1) { ["section"]=> string(74) "forumi-mysliman-birres-tirana-hiqni-xhamine-e-et-hem-beut-nga-etiketa-1225" }