Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë: Kjo ditë të përkujtohej në kalanë e Lezhës, simbol i degradimit

Publikuar tek: kulture-art, më 19:53 29-09-2016 Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë: Kjo ditë të përkujtohej në kalanë e Lezhës, simbol i degradimit

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar në ditën e kombëtare të Trashëgimisë duke risjell në vëmendje degradimin e kalasë së Lezhës.

FMTK shprehet se kalaja e Lezhës është simboli më i mirë se ku ka degraduar situata e trashëgimisë për shkak të mungesës së vizionit dhe strategjisë së Ministrisë së Kulturës.

“Dita kombëtare e Trashëgimisë do ishte më mirë që të përkujtohej sot në kalanë e Lezhës, simbolin më të mirë se ku ka degraduar situata e trashëgimisë për shkak të mungesës së vizionit dhe strategjisë së qartë të Ministrisë së Kulturës. Bashkë me gushtin iku dhe vapa, por zyrtarisht kalaja e Lezhës figuron që i është kthyer kompanisë private që do të ndërtojë motelin brenda saj pas humbjes së gjyqit nga Ministria e Kulturës. Ndërkohë arkeologët shqiptaro-franceze dhe gazetarët që kanë denoncuar këtë skandal tërhiqen ende dyerve të gjykatave të paditur nga privatët thjesht se kanë bërë punën e tyre”, thuhet në reagimin e FMTK-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në treg albumi me këngët patriotike shqiptare, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë
“Do të vdesin autorët, librat veprat…” ministrja Kumbaro shfaq shqetësimin në maratonën e leximit »
Article Logic
Execution time: 0.024412870407104
array(1) { ["section"]=> string(104) "forumi-per-mbrojtjen-e-trashegimise-kjo-dite-te-perkujtohej-ne-kalane-e-lezhes-simbol-i-degradimit-54557" }