Forumi për Trashëgimninë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:09 09-04-2015 Forumi për Trashëgimninë

PD është trembur shumë nga kandidimi i Gjergj Bojaxhiut si kandidat i pavarur për Tiranën ndaj po përdor gjithë arsenalin e rrjeteve sociale, për të bërë lidhje të Bojaxhiut me maxhorancën. Altin Goxhaj shpërndan një foto të retushuar në “Facebook”, të fillim marsit 2014, të një nga takimeve të Forumit për Trashëgimninë Kulturore, ku ka fshehur fytyrat e shumë intelektualëve të Forumit, e për të treguar se kandidimin e Bojaxhiut e kanë bërë pikërisht Artan Lame e Artan Shkreli, e për rrjedhojë Bojaxhiun, sipas logjikës së Goxhajt, e sponsorizon e majta. Por kjo është fotoja origjinale, e cila tregon realisht grupin e anëtarëve të Forumit për Trashëgimninë, mes të cilëve arkitektët Karaiskaj, Gjoni dhe Petrela, gazetari Tase dhe akademiku Tole. Në foto janë edhe Auron Tare, Artan Shkreli e Artan Lame, tre ish-anëtarë të Forumit, të cilët pasi morën detyrat e tyre, kanë dhënë dorëheqjen nga Forumi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02618408203125
array(1) { ["section"]=> string(29) "forumi-per-trashegimnine-8189" }